Topalli priti gjimnazistët

Duke zënë vendin e deputetëve e ministrave, të rinjtë e shndërruan takimin në një seancë, ku u përcoll interesi dhe kureshtja e tyre mbi mënyrën se si punohet në Kuvend, ligjet që kalohen dhe votimi i tyre, reformat dhe procesi drejt integrimit evropian, raportojnë mediat e Tiranës.
Si nënë dhe si prind, Kryetarja e Kuvendit i inkurajoi të rinjtë, të fokusojnë interesin e tyre tek matematika, si një ndër shkencat më të rëndësishme bashkëkohore që ecën me zhvillimin e teknologjisë dhe epokën digjitale në të cilën ne jetojmë.
Maksimumin, sipas saj duhet të japin në çdo fushë, për t’i siguruar vetes një të ardhme të suksesshme, por dhe lumturi prindërve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































