Top transferimet e lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar – nga Rrahmani te Berisha e Hadergjonaj, dardanët që ndërruan klube

Afati kalimtar i janarit ka qenë i frytshëm edhe për lojtarët shqiptarë që disa prej tyre kanë ndërruar klube.
Transferimi më i bujshëm është ai i Amir Rrahmanit që nga Verona ka nënshkruar me Napolin.
Ndryshim ekipi bëri edhe Valon Berisha që ka kaluar nga Lazio te klubi gjerman Fortuna Dusseldorf në huazim.

Tjeër lojtar i Kosovës që në ditën e fundit ndërroi ekip është Florent Hadergjonaj, që kaloi nga Hudddersfild te Kasimpasa në Turqi, shkruan Telegrafi.
Me klube të reja janë bërë edhe dyshja veterane, Valon Behmrani e Blerim Xhemaili.
Futbollistët e kombëtares shqiptare nuk kanë bërë lëvizje të mëdha, përveç Eros Grezdës që la Rangersin për Osjekun.
Më poshtë i gjeni shumicën e transferimeve të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar dimëror.
Amir Rrahmani (Verona – Napoli)

































































