Top 15 lojtarët me më së shumti gola e asiste deri më tani në këtë sezon në pesë ligat evropiane

Ky sezon nuk ka filloi mirë për Lionel Messin e Cristiano Ronaldon, por që arritën shumë shpejtë të ngjiten në listë me gola e asistime.
Ciro Immobile edhe në këtë edicion po tregon formë të lartë, e që aktualisht zë vendësin e parë me 23 gola e pesë asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.
WhoScored ka përpiluar një listë me 15 lojtarët që po shkëlqejnë me gola e asistime në top ligat evropiane e që për bazë janë marrë të gjitha ndeshjet e tyre të zhvilluara në të gjitha garat:
15= Sadio Mane - 17 ndeshje (11 gola, gjashtë asiste)
14= Karim Benzema - 17 (12 gola, pesë asiste)
13= Wissam Ben Yedder - 17 (13 gola, katër asiste)
12= Kylian Mbappé – 17 ndeshje (14 gola, tre asiste)
11= Luis Suarez - 17 (11 gola, shtatë asiste)
10= Marcus Rashford – 18 ndeshje (14 gola, katër asiste)
9= Sergio Aguero - 18 (15 gola, tre asiste)
8= Cristiano Ronaldo - 18 (16 gola, dy asiste)
7= Jadon Sancho – 20 ndeshje (10 gola, dhjetë asiste)
6= Lionel Messi - 20 (14 gola, gjashtë asiste)
5= Kevin De Bruyne – 21 ndeshje (shtatë gola, 14 asiste)
4= Jamie Vardy - 21 (17 gola, katër asiste)
3= Robert Lewandowski – 22 ndeshje (20 gola, dy asiste)
2= Timo Werner - 26 (20 gola, gjashtë asiste)
1= Ciro Immobile – 28 ndeshje (23 gola, pesë asiste). /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































