Top 10 golat në El Classico

Kjo luftë ka betejat e saj mes dy rivalëve spanjollë, të cilët do të japin jetën për ta fituar këtë sfidë. Pep Guardiola kundër Jose Mourinhos. Lionel Messi përballë Cristiano Ronaldos. Madrilenët përballë katalanasve. Filozofia Tiki Taka e Barcelonës përbalë projektit Galaktik.
Të gjithë ata që janë neutralë kanë dëshirë që të shohin një ndeshje të paharruar me gola të paharruar. Dhe brenda këtij konteksti, kemi shfletuar librat e historisë për të zgjedhur 10 golat më të mirë në historinë e El Classicos.
Vërejtje: Në mënyrë që të shmangen polemikat, ne kemi zgjedhur pesë gola të Barcelonës dhe pesë gola të Real Madridit në top 10-shen tonë. Për më shumë, golat janë të renditur kronolgjikisht, pa ndonjë radhitje në bazë të preferencave individuale.
1. Johan Cruyff (Real Madrid - Barcelona, shkurt 1974)
2. Diego Maradona (Real Madrid – Barcelona, shkurt 1984)
3. Santiago Aragon (Real Madrid – Barcelona, 1990)
4. Romario (Barcelona - Real Madrid, janar 1994)
5. Roberto Carlos (Real Madrid – Barcelona, shkrut 2000)
6. Zinedine Zidane (Barcelona – Real Madrid, mars 2002)
7. Raul (Real Madrid – Barcelona, maj 2002)
8. Xavi (Real Madrid – Barcelona, prill 2004)
9. Ronaldinho (Real Madrid – Barcelona, nëntor 2005)
10. Julio Baptista (Real Madrid – Barcelona, dhjetor 2007)
Vlen të përmenden poashtu golat e Ronaldos, Luis Enriques, Ronald Koemanit, Lionel Messit dhe Raulit.
/Telegrafi/


















































