Plot 15 vjet më parë ishte publikuar një nga albumet debutuese më të mira të të gjitha kohërave, “Get Rich or Die Tryin”.
Ishte një arritje triumfuese e Curtis Jackson, një ish i burgosur i cili do të njihej nga e gjithë bota si 50 Cent.
Pas plot nëntë plumbave në trupin e tji, ai arriti që të ndërtonte figurën e një superheroi me hitet e tij, një album i cili është një përzierje mes tragjedisë dhe prosperimit, mençurisë së rrugës dhe mësimeve që t’i jep jeta. E krejt në fund ishte edhe minierë e arit, pasi reperi shiti 12 milionë kopje në mbarë botën vetëm në vitin e parë.
Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm të karrierës së Fiftyt, Telegrafi sjellë një përmbledhje prej 10 gjërave që publiku nuk i ka ditur dhe që kanë mundur të determinojnë albumin në fjalë.
1. Lil Cool inspiroi “21 Questions”
50 Cent mund të mos e ketë bërë një prej hiteve të tij më të mëdha po të mos ishte James Todd Smith. “Vërtet e kam bërë atë këngë sepse isha në një vetuër dhe LL Cool J erdhi aty”, tha Fifty gjatë një interviste në vitin 2013. “Vajza afër meje e ka ndjerë këngën dhe i pëlqeu asaj, e unë thjeshtë vazhdova tutje duke dashur të bëj një këngë të cilës femrat mund t’i përgjigjen në një mënyrë të tillë.
2. Dr. Dre nuk pëlqeu “21 Questions”
LL Cool J inspiroi këngën, por Dr. Dre për pak sa nuk e anuloi projektin. “Dre dhe të tjerët as që deshën të dëgjojnë”, tha 50 Cent në intervistën e njëjtë. “Ata nuk janë interesuar fare për “21 Questions”, e ata nuk e kuptuan pse unë e doja atë këngë. Ata thoshin gjithmonë se ‘e dinin se çka është ajo’. Ky është NWA. Është vetëm një anëtar. Si dëshiron ta bësh “21 Questions”, unë u thashë, “Dreq, unë i bëra vet gjithë këto pompa në jetë, do ta bëj edhe këtë”.
3. Rakim i kishte instrumentalet
Para se 50 Cent të ketë dëgjuar disa prej instrumentaleve të “Get Rich or Die Tryin”, ato i takuan Rakimit. God MC ka punuar me Dr. Dre në një album që kurrë nuk u lansua dhe raportohet se regjistroi disa prej këtyre instrumentaleve sipas ish anëtarit të Shady/Aftermath, Stat Quo. “Shumë prej këngëve të 50 Cent ishin këngë të Rakimit”, tha ai për Hip Hiop DX në vitin 2014.
“Ai albumii parë? Rakim i bëri këngët në ato instrumentale. Të gjitha këngët ishin të Rakimit, sidomos instrumentalet. 50 Cent më pas u shfaq në lojë. Problemi i Rakimit ishte se ai nuk ka mundur t’i bëjë refrenet. Refrenet kurrë nuk ishin të forta, Dre është për t’i bërë këngët. Mund të jesh reper shumë i fortë, por refrenet…”.
4. Efekti i zërit të armëve ishte nga armë të vërteta
Sigurisht, “Get Rich or Die Tryin” do të kujtohet për efektet kinematografike, por zëri i armëve nuk ishte i pavërtetë, sipas vet gjeneralit të G-Unit.
“Ne kemi pasur rastin që të bëjmë gjërat teatrale, por arma dhe efektet tjera ishin të vërteta”, tha vet Fifty në MTV për “Heat”, një këngë që ende kujtohet sot për zërat e armëve në të. “Ne është dashur t’i bëjmë ashtu, thjeshtë hynim në ndonjë kabinë dhe i shfrytëzonim reailsht në vend se ta bënim me efekt special të pavërtetë”.
5. Albumi u regjistrua në një bodrum
Duket se albumi “Get Rich or Die Tryin” u krijua në një studio luksoze. Mbi të gjitha, ishte përkrahur nga Eminemi, Dr. Dre dhe Interscope. Por, Fifty preferoi që të ketë një vend më modest regjistrimi: bodrumi i Sha Money XL në Lond Island.
“Një muaj pasi ai është plagosur, unë bleva shtëpinë time. Ishte shtëpia ime e parë, isha 24 vjeç”, tha Sah për Hip Hop DX.
“Ne të dy kemi jetuar në Queens. Unë i kam thënë atij: “Jam në lagje dhe jam në Lond Island. Kam një studio në bodrum. Eja dhe bëje me mua”. Ai erdhi në vitin 2001 dhe qëndroi me mua deri në vitin 2003 kur u lansua “Get Rich or Die Tryin”. Ai kurrë qëndroi natën, por punonte çdo ditë në këtë album.
6. “In da Club” nuk do të ishte i njëjtë pa Dj Quik
Dr. Dre shpesh është komplimentuar si producenti i vetëm i “In Da Club”. Bashkëpuntori i tij i besueshëm, Mike Elizondo po ashtu ka marrë lëvdata, por njeërzit harrojnë rolin e Dj Quik në këtë hit.
“Ata as që e kanë ditur se pse e pëlqejnë atë këngë “In Da Club” nga 50 Cent”, tha legjenda e Comptonit një herë për Village Voice.
“Ata e dinë se e kanë dëgjuar më shumë se këngë tjetër dhe kurrë nuk është vjetruar. mirë, kjo ndodhi për shkak se unë ndihmova Dr. Dre me bateritë në instrumental. Unë i kam dhënë ritmin dhe basin. Ai tash e di këtë. Unë kam thënë për vite me radhë se se unë ja kam dhënë Dr. Dre zërat e baterive. Dhe më pas kur kemi hyrë në studio me Dr. Dre, ai do t’u thoshte njerëzve të tij se unë pata merita. Dhe, unë mendova se kjo ishte gjëja më e madhe që Dre ka mundur të bëjë për mua, më shumë se ndonjë pagë aop avans. Një mirënjohje e tillë? Jam mirë”.
7. Kënga e preferuar e 50 Cent është “Many Men
Sigurisht, “Get Rich or Die Tryin” ka një aradhë të hiteve si “In dhe Club”, “PIMP”, “If I Can’t” dhe po ashtu ka edhe këngën “21 Questions”, por ishte “Many Men” që u bë kënga e preferuar e Fiftyt. “Kënaqem me atë këngë”, tha Fifty atë kohë për BET. “Unë dëgjoj gjithë gjënë. Nuk dua të bëj ndarje, por kënga e preferuar është “Many Men”. Në vitin 2009, ai i tha Vibe se çka e bëri këngën të veçantë.
“Shumë reperë nuk kanë shkruar për frikat e tyre ose të tregojnë ku nuk e kanë marrë situatën më të mirë. Kështu që eksperimenti i parë që kam bërë me këtë ishte me këngën si “Many Men”. Unë u tregoj njerëzve se ka gjak në sytë e mi dhe nuk mund të shoh. Jam i lënduar në një pikë. Jam keq”.
8. Kënga e tij e preferuar pothuajse nuk përfundoi në duart e Nas
“Many Men” pothuajse nuk ndodhi fare. A&R Lenny Nicolson tha se instrumentali ishte krijuar për Escon. “Kënga e 50 Cent “Many Men” ishte kënga e Nas së pari, ai madje kishte vokalin mbi të”, tha Nicholson për Mass Appeal.
“Ai ka zhvilluar një tjetër artist si Nashaën. Ai është dashur ta impresiononte Nasin. Nëse Nas do të niste ndonjë gëj, ai doët vinte vokalin e tij mbi të dhe nëse Nas do të impresionohej ai do të mbante këngën. Nas nuk e përfundoi këngën, ajo ishte një këngë që ai nuke ka dashur më. Atë kohë 50 Cent kërkoi një gjë që për të qëndruar i zënë dhe të vazhdonte të shkruante. Unë ja dhashë 50 Centit dhe u shndërrua në “Many Men”.
9. Nuk ka dashur të jetë shumë personal
50 Cent mund të ketë qenë i hapur për të ekspluar anët e këqija dhe të rrugës në “Many men”, por kishte tema që ai nuk ka dashur t’i prekë fare, siç ishte djali i tij Marquise Jackson i cili është shfaqur në videon e Wanksta. “Nuk mendoj se njerëzit ishin të interesuar që të dëgjojnë atë prej meje”, tha ai në MTV në vitin 2004. “Jam më i popullarizuar për telashe. Unë dyshoj se ata duan t’i dëgjojnë gjërat e mia personale në këtë kohë”.
10. Suge Knight ndërpreu xhirimet e klipit të “In da Club”
Konflikti i Suge Night me Dr. Dre kisht rezultuar me një numër të ngjarjeve kontroverse ndër vite. Në një pikë, ai madje u shfaq në setin e xhirimeve të 50 Cent për këngën “In da Club” në atë që ka mundur të ketë impakt të madh në publikimin e “Get Ridh or Die Tryin” po që se do të ishte rikthyer në një konflikt të dhunshëm. “Suge Knight dhe njerëzit e tij erdhën në setin e xhirimeve të klipit, duke tentuar që të pengojnë të gjithë”, tha Sëfity i D12.
“Ne nga Detroiti, ne nuk jemi të problemeve, ne nuk i sulmuam sepse ata nuk thoshin asgjë. Por, ne ishim në mesin e një konflikti dhe thoshim se Sgue është jashtë, të gjithë po vraponin e po lënin gjërat me një anë nga seti. Unë isha me ekipin në xhirim para kamerave duke qëndruar në një vend. Të gjithë të tjerët po vraponin, ata shkuan të gjithë”, përfundoi ai.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës