‘Top 10’ fanellat më të mira të klubeve të futbollit për sezonin 2020/21
Fanellat e klubeve të futbollit gjithmonë, sezon pas sezonit, priten me entuziazëm nga tifozët, pasi janë diçka që i reprezonton ata dhe blerja e tyre po rritet vit pas viti.
Kompanitë e mëdha të veshmbathjeve edhe në sezonin 2020/21 kanë sjell modele interesante dhe të bukura të fanellave për klubet evropiane.
Nike, Adidas dhe Puma vazhdojnë të jenë tri kompanitë që prodhojnë më shumë fanellat për klube, ndërsa anash nuk mund të lihet as Macroni.
Gazeta spanjolle AS ka sjell ‘top 10’ fanellat më të bukura të futbollit për sezonin 2020/21, ku më e bukura është zgjedhur ajo e klubi italian, Roma.
Në listë gjenden edhe klube angleze, spanjolle dhe franceze, ndërsa Manchester City zë vend me dy fanella në dhjetëshe.
1) AS Roma: (Nike, fanella e parë)
Bazuar në setin si vendas të përdorur nga Giallorossët nga sezoni 1978/1980, fanella e re arrin të shkaktojë nostalgji me një ndjesi të mrekullueshme bashkëkohore dhe një mënyrë të përshtatshme për klubin për të mbyllur marrëveshjen e tyre aktuale të fanellave me Nike.
2) Atletico Madrid: (Nike, fanella e parë)
Vija klasike të kuqe dhe të bardha me një stil furçë pikture dhe me një jakë inteligjente moderne, kjo ndoshta është fanella më e mirë e Atletitico në pothuajse dy dekadat e tyre me kompaninë Nike.
3) Olympique Marseille: (Puma, fanella e dytë)
Që kur u bë furnizuesi zyrtar i fanellave në skuadrën e Ligue 1 në vitin 2018, Puma ka dorëzuar disa fanella me pamje të shkëlqyeshme, ndërsa kjo e këtij sezoni duket brilante pasi që paraqet një ilustrim të qytetit francez.
4) Sampdoria (Macron, fanella e parë)
Macron ka marr përsipër prodhimin e fanellave të klubit italian nga kompania e mëparshme Joma A dhe ka ‘goditur’ me fanellat e para të Sampdorias. Seti i fanellave si vendas i klubit italian është votuar si fanella më e mirë ndonjëherë në një sondazh të fundit Four Four Two.
5) Manchester City: (Puma, fanella e dytë)
City dhe Puma sigurisht janë duke prodhuar disa komplete tërheqëse të fanellave në kohën e tyre së bashku dhe seti i fanellave të dyta të këtij sezoni duket shumë elegant dhe zë vend në dhjetëshen më të mirë.
6) Borussia Monchengladbach: (Puma, fanella e dytë)
Borussia më në fund ka humbur sponsorin verdhezi që përdorte çdo model të fanellës. Sponsori i ri dhe seti i fanellave të dyta të këtij viti është një fitues, edhe pse edhe fanellat e para dhe të treta janë gjithashtu të denjë për t’u përmendur.
7) Chelsea: (Nike, fanella e parë)
Ndoshta kompleti i fanellave më të mirë që Nike ka prodhuar për klubin nga Stamford Bridge gjatë partneritetit të tyre. Guximi për të vendosur sponsorin ‘3’ nuk e zvogëlon ndikimin e përgjithshëm të fanellës.
8) Benfica: (Adidas, fanella e dytë)
Një tjetër fanellë e zezë në listë dhe fanella e parë dhe e vetme e Adidasit e paraqitur në renditjen tonë. Fanella e zezë me shkëlqim plotësohet bukur me simbolin e sponsorit dhe ikonës së klubit Benfica në argjend.
9) Liverpool: (Nike, fanella e dytë)
Kishte kaq shumë shqetësim mes tifozëve të ‘Reds’ për mënyrën se si Nike do të performonte në sezonin e tyre të parë me kampionët e Ligës Premier. Megjithatë, kompleti i dytë është i kënaqshëm dhe ai që tërheq vëmendjen.
10) Manchester City: (Puma, fanella e tretë)
Një fanellë që shkaktoi shumë zemërim në internet kur u zbulua gjatë verës, por është zgjedhur ndër më të mirat shkaku i dizajnit me lule i cili është cilësuar i guximshëm, por edhe i bukur njëkohësisht.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeco refuzon ta transferojë super yllin te Barcelona
Patrick Bamford zbulon arsyen e vërtetë pse lojtarët ngritin dorën kur ekzekutojnë goditje nga këndi
Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte
"Largohu nga liga turke, po e fyen" - Mourinho nuk është i pëlqyer më në Turqi
Është legjendë e boksit, por Mike Tyson do të fitojë shumë më pak se Jake Paul
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Mbappe nuk po luan për Francën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë