LAJMI I FUNDIT:

“Toni”, profili i një talenti – nga lagja në Rahovec drejt suksesit te Prishtina

“Toni”, profili i një talenti – nga lagja në Rahovec drejt suksesit te Prishtina

Që nga mosha pesë vjecare u bënë bashkë dhe nuk tradhtuan njëri-tjetrin për 17 vjet.

Dashuria e tyre po jep frytet kur ky djalosh tash është 22-vjec. Aktualisht futbolli po ia jep atë që e meriton, Meriton Korenica.

Dikur prej talenteve më të mëdhenj në Kosovë, sot prej lojtarëve më premtues dhe cilësor në Superligë.


Meriton Korenica në fanellën e KF Rahovecit

Për futbollistin e Prishtinës, gjithçka filloi në lagjen e tij, të cilën e kujton me shumë nostalgji.

Sigurisht momentet interesante të asaj kohe nuk kanë munguar as te shoqëria e Meritonit.

Se ka vendosur që të mos ndahet nga sporti më magjik në botë, futbolli, e vërteton qendra rekreative e tij në Rahovec që quhet “Toni Sport”, e cila është në pronësi të prindit të tij.

Të hysh aty, nuk mund të shohësh gjë tjetër, veçse një ambient shumë të këndshëm sportiv, të mbushur me trofe e fotografi.

Në rrugëtime të tilla të duhet një krah i djathtë që në rast se të thyhet i majti, të gjesh forcë për t’u mos u dorëzuar. I tillë për Korenicën ishte trajneri i njohur, Fadil Vuqitërna.

Gjatë kohës kur ishte te Shkëndija

Kështu, erdhi koha që Meritoni të bënte një hap më shumë. Ishte shumë i ri kur debutoi me ekipin e parë të Rahovecit.

Besimin që ia dha trajneri Vuqitërna, Korenica e shpagoi në mënyrën më të mirë të mundshme. U bë prej lojtarëve kryesor të skuadrës që pas një viti hyri në Ligën e Parë.

Meriton Korenica te FC Liria, aty ku i la përshtypje Prishtinës në paraqitjet e sezonit të kaluar

Më pas Toni vendosi ta lë futbollin kosovar, për t’u transferuar te skuadra e madhe shqiptare e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës. Luajti edhe për Metallurgën e Shkupit, por përsëri u kthye në vendlindje.

Kësaj radhe, iu bashkua Lirisë së Prizrenit, ekip me të cilën shkëlqeu në Superligë, sidomos në sezonin e tij të dytë ku edhe ishte kapiten, barrë të cilën ia besoi trajneri nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi. Megjithatë rikthimin në Kosovë nuk e pati aq të lehtë.

Meriton Korenica duke përfaqësuar Kosovën U-21

Pas Shkëmbit, ishte një tjetër trajner nga Shqipëria që e pëlqente tej mase stilin e Korenicës. Numri një i shtabit teknik të Prishtinës, Mirel Josa shprehu dëshirën për ta pasur Meritonin në skuadrën që ai drejton. Për futbollistin nga Rahoveci, pati shumë oferta nga klube të ndryshme, por e parefuzueshme ishte ajo e kryeqytetasve.

Me Prishtinën, Korenica debutoi si në ëndrra, duke shënuar super-gol në garën e dytë më të rëndësishme për klube, Ligën e Evropës.

Korenica në momentin e firmosjes në prani të presidentit, Remzi Ejupi. Foto: PrishtinaFC.com

Paraqitjet e mira të Meritonit me bardhekaltërt nga kryeqyteti sigurisht kanë rënë në sy edhe të klubeve në Evropë.

Ish-reprezentuesi i Kosovës U-19 dhe U-21, shpreson që një ditë ta realizojë ëndrrën e tij të kamotshme, të mbrojë ngjyrat e Kombëtares A./RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori