LAJMI I FUNDIT:

Toni Kroos flet për situatën e Gareth Bale në Real Madrid dhe ndikimin në dhomat e zhveshjes

Toni Kroos flet për situatën e Gareth Bale në Real Madrid dhe ndikimin në dhomat e zhveshjes

Zinedine Zidane dhe Gareth Bale nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, dhe kjo situatë është vërejtur dhe ka ndikuar edhe te pjesa tjetër e dhomës së veshjes te Real Madridit.

Toni Kroos e pranon se situata në të cilën është përfshirë uellsiani është e pakënaqshme për të gjithë.

Bale nuk ka luajtur që moti nën drejtimin e Zidanes, ndërsa as ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, pritet të mos e bëjë këtë.


“Realiteti është se kjo situatë është një situatë e pakënaqshme për të gjithë, Bale nuk ka nënshkruar për të luajtur aq pak sa po bën tani”.

“Unë mendoj se ai fillimisht ka dashur të largohet verën e kaluar dhe klubi tha po, por më pas ndryshuan mendje”.

“Nuk e di nëse ai është akoma pak i zhgënjyer për këtë, me të vërtetë nuk e di, por e vërteta është se është një temë e vështirë”, ka thënë Kroos për Lauschangriff Podcast.

Festë e Kroos dhe Bale

Sidoqoftë, sipas gjermanit Bale nuk është aspak problem në dhomën e veshjes te Real Madridi.

“Çdo gjë është në rregull në ekip, ne nuk u japim këtyre gjërave shumë rëndësi, Bale gjithashtu na ka ndihmuar të fitojmë shumë në gjashtë vitet e fundit”, tregon Kroos i cili shton se në ekip ka respekt për atë që ka dhënë uellsiani me fanellën e bardhë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori