LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi: Naser Makolli ka pasur të thotë shumë për vdekjen e Astrit Deharit

Tomë Gashi: Naser Makolli ka pasur të thotë shumë për vdekjen e Astrit Deharit

Avokati i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Tomë Gashi është deklaruar për vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Makolli ka qenë dëshmitar kryesor në rastin Dehari.


Aokati ka thënë se Makolli ka pasur shumë të thotë për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.

Postimi i plotë i Gashit në Facebook:

“Vdes deshmitari kryesor ne rastin e vrasjes se Astrit DEHARIT

Ende pa u bere 6 muaj nga vrasje e Astritit per fat te keq ne burgun e lipjanit vdes deshmitari kryesore Naser Makolli.

Ky ka qene deshmitari i pare qe ne ora 15 e ka pare Astrititn ne qendren e paraburgimit ne Prizren me 05.11.2016 kur jan kthyer te burgosurit nga shetitja …

Sipas shkresave te landes ky ka qene deshmitari i pare qe e ka pare Astritin pa ndjenja ne qelin e perbashket, keta kan qene ne te njejten dhome ne Qendrene e Paraburgimit ne Prizren.

Naser Makolli ka dhene deklarat ne te cilen ka konfirmuar se dy jave para vdekjes Astriti aj ka qene i frikesuar shume.

Ky ka qene deshmitari prej te cilit Astritit ka kerkuar qe nese i ndodh diqka atij ne burg aj ti lajmeroj ne telefon prinderit e Astritit, gruan motren dhe disa shoke te tije.

Ky ka qene deshmitare qe ka dhene informate te shkruar se astriti ka qene i kercnuar ne burg…

Naser Makolli eshte transferuar nga burgu i Prizrenit 2 java pas vdekjes se Astritit

Ky deshmitar ka pas shume te thot per Vrasjen e Astritit…

Ka edhe gjera te tjera per kete deshmitar qe mjerisht vdiq sot ne burg….” (sic.),ka shkruar avokati Gashi. /Telegrafi/