Tom Odell ka treguar se një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, një koncert në Hollywood Forever Cemetery në vitin 2016, përfundoi duke u bërë frymëzim për Billie Eilish dhe vëllain e saj, Finneas.

Ai kujton se atë natë ishte i pakënaqur me performancën e tij, por pikërisht ajo shfaqje i dha Finneas motivimin për të nisur publikimin e muzikës.


Vite më vonë, Eilish dhe O’Connell nuk e harruan ndikimin e tij. Këtë verë, këngëtarja e ftoi Odell të hapte disa nga datat evropiane të turneut të saj botëror, duke rikthyer lidhjen e krijuar në atë mbrëmje të veçantë, shkruan BBC.

Foto: Screenshot

Për Odell, kjo ishte një dëshmi se edhe momentet që duken si dështime mund të kenë ndikim të madh te të tjerët.

Karriera e muzikantit britanik, i bërë i njohur me baladën “Another Love”, ka pasur ngritje dhe ulje. Pas viteve të vështira dhe largimit nga Sony, ai gjeti një audiencë të re në TikTok, ku kënga “Black Friday” u kthye në një fenomen global, duke u dëgjuar mbi 700 milionë herë.

Teksti i saj u përfshi edhe në serialin “Heartstopper”, duke e forcuar më tej lidhjen emocionale me publikun.

Tani, Odell ndodhet në një kapitull të ri të karrierës. Albumi i tij më i fundit, A Wonderful Life, i regjistruar në RAK Studios, shënon një rikthim të fuqishëm dhe më të lirë artistikisht.

Ai thotë se suksesi i papritur i “Black Friday” i dha mundësinë të punojë me liri të plotë kreative dhe ta përjetojë muzikën më thellë se kurrë. /Telegrafi/