LAJMI I FUNDIT:

Tolaj: Me buxhetin e kontrabanduar pas mesnate kam frikë se Kosova do vazhdojë të zbrazet

Tolaj: Me buxhetin e kontrabanduar pas mesnate kam frikë se Kosova do vazhdojë të zbrazet

Deputeti nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj ka kritikuar ashpër buxhetin e miratuar pas mesnate nga qeveria e Kosovës.

Tolaj ka thënë se ky buxhet ka diskriminuar shumë qytetarët e Dukagjinit.


Ai ka numëruar projektet që e kanë pësuar nga ky buxhet si dhe ka thënë se nuk i përmbush as për së afërmi kërkesat e rinisë.

Lexojeni më poshtë postimin e tij të plotë:

Duke qenë se mbrëmë Qeveria e Kosovës, pa asnjë arsye kontrabandoj projektin buxhetor, përmes organizimit të seancave të jashtëzakonshme jo vetëm gjatë ditës, por edhe pas mesnatës, pasi që nuk mu dha mundësia të shpreh në Parlament pozicionimin tim, konsideroj se ju detyrohem qytetarëve dhe votuesve të mi, që të paraqes qëndrimet personale lidhur me këtë çështje.

Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga Pandemia e COVID-19, ndonëse paraqet shqetësim për të gjithë, e veçanërisht për neve punonjësit Shëndetësor (pasi jemi koshient për pasojat që mund të sjell virusi i apostrofuar) kjo nuk justifikon veprimet e Qeverisë Kurti, e cila pa të drejtë përjashtoj pjesën dërmuese të projekcioneve infrastrukturore të inicuara nga Qeveria paraprake.

Pra, jemi plotësisht dakord që Qeveria ta dyfishoj buxhetin për luftimin e COVID-it, por, jemi krejtësisht kundër degradimit që kjo Qeveri (përmes buxhetit) u ka bërë qytetarëve të rajonit të Dukagjinit, ngase shumicën e projekteve ose e ka eliminuar tërësisht, ose ka ndarë mjete minimale për realizimin e tyre.

Ndonëse me vonesë Qeveria aktuale na prezantoj një projekcion buxhetor me shumë mangësi dhe orientim të gabuar të mjeteve.

Si i tillë projekti i miratuar mund të konsiderohet jo zhvillimor, jo parimor, jo korrekt dhe regresiv njëkohësisht.

Ky buxhet, paraqet ngecje në fushën e shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, kulturës, infrastrukturës dhe fushave tjera.

Jo sinqeriteti i kësaj qeverie me këtë projekt-buxhet shpërfaq ndarje joproporcionale, e jo korrekte, sikundër që evidentohet mospërfillje e taksapaguesve tonë, duke margjinalizuar pa asnjë të drejtë disa regjione të Kosovës.

Ritheksoj se, edhe kësaj radhe është atakuar kryesisht Dukagjini, konkretisht komunat të cilat udhëheqen nga AAK. Prandaj ne nuk mund të jemi indiferentë përpara padrejtësisë që u është bërë qytetarëve të këtyre komunave.

Është vërtetë i pakuptimtë planifikimi buxhetor në shumë prej vetëm 400,000 € për implementimin e Rrugës Deçan-Plavë, të cilin Kryeministri e ka minimizuar skajshmërisht, ani pse pasqyron jo vetëm arterie zhvillimore, e lidhje ndërshtetërore, por mbi të gjitha konsiderohet rrugë e shpresës dhe lidhje shpirtërore e trevave shqiptare, pra bëhet fjalë për çështjen kombëtare, që Kurti deri sa erdhi në pushtet, aq shumë e proklamonte.

E në këtë rast, e pyes Kryministrin: ‘Si nuk të erdhi keq që t’i zhgënjesh Malsorët e Plavës e Gucisë që aq shumë të besuan dikur’.

Pra me argumentin që Kurti ofroj mbrëmë, dëshmoj se edhe ata i mashtroj.

Shqetësues është fakti se projekti buxhetor tashmë i miratuar, nuk parasheh implementimin e Ligjit për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm publikë: nga Mësuesit, Infermierët dhe Mjekët, Policia e Shtetit, Zjarrëfikësit, e Administrata. Ky Ligj është miratuar ne mars të vitit 2019 nga Qeveria Haradinaj, por pa implementim nga Qeveria Kurti.

Z.Kurti, a nuk janë mjekët e infermierët HERONJET tonë, ata të cilëve u thurni himne e lavde sa herë që përballemi me rreziqe, por që i leni me këto paga minimale dhe aspak të dinjitetshme.

Këtë e dëshmon edhe gjendja e jashtëzakonshme e krijuar kohëve të fundit me virusin korona (Covid-19), i shpërndarë në gjithë globin, që fatkeqësisht tashmë ka prekur edhe vendin tonë.

Pra, a është pikërisht përsoneli shëndetësor, që ndonëse në kushte të mjerueshme të punës, guxon të përballet me situatat më sfiduese, deri në vetëmohim, vetëm për të shpëtuar qytetarin,duke rrezikuar seriozisht edhe familjet e tyre me këtë sëmundje.

Prandaj mosngritja e pagave për këtë kategori është vërtet e turpshme, po aq sa e rrezikshme.

Si rrjedhojë, Kosova rrezikon të ngelet pa mjekë dhe infermierë, sepse ata tashmë po kërkohen nga shtetet e zhvilluara të cilët ju njohin dhe vlerësojnë profesionalizmin për dallim nga ju Kryeministër. Pra përmes këtyre veprimeve Kosova po stimulon fluksin e migrimit të punonjësve shëndetësor.

E njëjta vlenë edhe për arsim, administratë, polici, zjarrfikës, etj.

Befason fakti, se si 57 Akademikëve në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përpos pagave dhe meditjeve, mallrave dhe shërbimeve komunale, nuk u është ndarë asnjë cent nga kategoria e subvencioneve e transfereve, që do të mundësonte mbështetetjen e hulumtimeve dhe elaborateve shkencore në interes të vendit. E ne të gjithë e dijmë se Kosova vërtetë ka nevojë për investime të tilla.

Edhe në fushën e trashëgimisë kulturore, Komuna e Deçanit dhe Pejes, të cilat identifikohen si rajone që paraqesin traditën dhe identitetin tonë kombëtar, veçanërisht përmes arkitekturës së vjetër, konkretisht Kullave shqiptare (ndonëse investimet nga Ministria e Kulturës, në kategorinë e kapitaleve parashihen të tejkalojnë miliona për vitin 2020) këto komuna dhe mozaiku i tyrej arkitekturor pothuajse është harruar fare.

Pra me sa shohim nuk është planifikuar restaurimi i tërësishëm i asnjë kulle në këtë regjion.

Sikurse në gjithë botën, edhe në Kosovë, mbështetja sociale për grupmosha të ndryshme është domosdoshmëri. Përkujdes i veçantë duhet t’i kushtohet moshës së vjetër. Ndaj në këtë kontekst ky buxhet lë shumë për të dëshiruar.

Me këtë rast do të vëja theksin tek mungesa e planifikimit për ndertimin e Shtëpive të Pleqëve, sidomos nëpër qendrat regjionale.

Ndonëse në shekullin XXI(21), Fshatrat e Kosoves akoma vuajnë nga mungesa e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Pra, vetëm në Komunën e Pejës mbi 13 fshatra të Lugut të Trestenikut, që nga Bllagaja e deri në Trestenik, nuk posedojnë rrjetin e kanalizimit, gjë që vërtetë është shqetësuese (propozim për amandamentim).

Për aq sa mungesë të rrjetit të ujësjellësit vazhdojnë të kenë akoma fshatrat e Lugut të Baranit. Dhe duke bazuar në planifikimin e ulët të mjeteve bugjetore për vitin 2020, për këtë projekt, gjithnjë pas parasysh koston e lartë të projektit, komuniteti i këtyre fshatrave edhe më tej do të ngelet pa ujë të pijshëm (propozim për amandamentim).

Këtij buxheti i mungojnë edhe Çerdhet e fëmijëve e Terrenet Sportive, veçmas në Prishtinë, Pejë, e Deçan(propozim per amandamentim).

Rrjedhimisht , buxheti i miratuar nuk ofron mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës. Të Rinjëve të Kosovës nuk ju jep shpresë për jetë e përspektivë, prandaj kam frikë se vendi do të vazhdoj të zbrazet. Ngase programi qeverisës as për së afërmi nuk përmbush pritjet e brezave të rinjë që duan të qëndrojnë në këmbët e veta dhe të krijojnë mirëqenie familjare, qëndrueshmëri ekonomike dhe përspektivë.

Përgjithësisht buxheti i miratuar mbrëmë as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e qytetarëve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori