KB Peja ka shënuar fitore të madhe ndaj Sutjeskas në palestrën Karagaçi të Pejës me rezultat 76-74 pas vazhdimit të parë. 

Por, trajneri  Aleksandar Todorov, ka thënë se nuk është i kënaqur fare me lojën e djeshme që Peja e fitoi ndaj Sutjeskës.


“Vazhdimet plotësisht të panevojshme, por ky është basketbolli. Mirë është që fituam në fund, por nuk jam i kënaqur me lojën e treguar. Ne mundemi dhe duhet të luajmë më mirë në ndeshjet tjera”, ka thënë Todorov pas ndeshjes shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.

Peja ka bilanc 3-1 në Grupin B të BIBL aktualisht, ndërsa në xhiron që vjen ndeshet me Karpos Sokolin e përforcuar.

telegrafi sport app