LAJMI I FUNDIT:

Todev: Ose ndryshim i marrëveshjes kolektive ose grevë!(Video)

Todev: Ose ndryshim i marrëveshjes kolektive ose grevë!(Video)

Pasi që Sindikata Reprezentuese e Policisë dhe Gordana Jankullovska e nënshkruan marrëveshjen kolektive në prill të vitit kaluar, policia hyri në kolaps, deklaroi në emisionin “10 Minuta” në TV21, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policëve të Maqedonisë, Goce Dellçev Todev.

“Kërkuam nga ministri Oliver Spasovski rikthimin e sistemit të vjetër në punë. Kjo do të thotë 176 orë pune, ashtu siç edhe është fondi për një punëtor në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ja unë personalisht, muajin e kaluar i kam bërë 360 orë pune, kurse MPB-ja sipas ligjit nuk mund të më paguajë për më shumë se 176 orë, plus 32. Nëse e kupton këtë gjë ministri Spasovski, atëherë do ta kthejmë sistemin e vjetër të punës”, u shpreh Goce Dellçev.


Dellçev Todev u ankua edhe për kushtet e punës, gjë për shkak të së cilës, siç theksoi, edhe kërkojnë ndryshimin e marrëveshjes kolektive, pagesën e orëve shtesë si dhe pagesë shtesë për punën kufitare. Në emër të policëve, ai i bëri thirrje ministrit Spasovski për zgjidhje urgjente të problemeve të policëve. Në të kundërtën, siç tha ai, policët do të detyrohen të drejtat e tyre t’i kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Kërkohet të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Veteranët”, Çeku: U vërtetuan mbi 46 mijë aplikacione

Drejtësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori