LAJMI I FUNDIT:

Tkurret Serbia, Lugina me mbi 100 mijë shqiptarë të regjistruar

Tkurret Serbia, Lugina me mbi 100 mijë shqiptarë të regjistruar
Lugina e Preshevës / Foto: Krenar Halimi

Dalin rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë, 500 mijë banorë më pak në Serbi.

Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, ka më shumë se 100 mijë banorë, bazuar në publikimin e rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë në Serbi, nga Enti Republikan i Statistikave të këtij shteti.


Sipas të dhënave, në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Në Komunën e Preshevës janë regjistruar 60,568 persona, ndërsa zyrtarisht llogariten vetëm 35.097 banorë.

Autoritetet serbe thonë se regjistrimi përfshin çdo shtetas të Republikës së Serbisë me ose pa vendqëndrim në këtë shtet, të huaj me qëndrim të përhershëm dhe ata me lejeqëndrim të përkohshëm.

Krahasuar me Censusin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve është zvogëluar për 495,975 banorë, ose me 6.9%.

Rënie e numrit të banorëve është shënuar në të gjitha rajonet (rreth 10%), me përjashtim të rajonit të Beogradit, ku numri i banorëve është rritur për rreth 1.6%./Spektri/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori