LAJMI I FUNDIT:

A do t’ju kthehen mjetet qytetarëve që paguan nga 30 euro në “VisaMetric”? Flet avokati Abdullahu

A do t’ju kthehen mjetet qytetarëve që paguan nga 30 euro në “VisaMetric”? Flet avokati Abdullahu

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale të Kosovës ku i ndalohet kompanisë “VisaMetric” që t’iu merr nga 30 euro qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane për shërbim postar, tash pritet që kjo gjykatë të shqyrtojë padinë kolektive në të cilën kërkohet që t’iu kthehen qytetarëve ato para që janë marr nga kompania.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin avokati, Flamur Abdullahu, i cili ka paditur këtë kompani në Gjykatën Komerciale.


Sipas tij, në padinë e dorëzuar në Gjykatën Komerciale ka kërkuar që të kthehen të gjitha fondet e qytetarëve, që siç tha ai “nuk kanë qenë dashur të paguhen”.

"VisaMetric" pranon vendimin e Gjykatës - qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi
Lexo po ashtu "VisaMetric" pranon vendimin e Gjykatës - qytetarët nuk do të paguajnë më nga 30 euro për të marrë pasaportën në shtëpi

“Patjetër që kërkesa në gjykatë është që të gjitha fondet t’iu kthehen qytetarëve që iu janë marr në mënyrë të paligjshme nga ‘VisaMetric’, dhe për këtë kemi bërë padi kolektive. Unë si person kam dorëzuar padinë e interesit kolektiv dhe në këtë kam kërku kthimin e të gjitha pagesave që janë bërë për postën e cila nuk ka qenë dashur të paguhet”, ka thënë Abdullahu.

Tutje Abdullahu tha se: “Fakt është që ‘VisaMetric’ ka njoftuar që nuk do ta zbatojë më këtë praktikë, por do të zbatojë vendimin e gjykatës, por në realitet ‘VisaMetric’ ka bërë kërkime për disa muajt e ardhshëm në vazhdim. Kështu që, nëse dje keni bërë termin për vizë keni paguar 60 euro, nga to 30 euro për shërbimin postar, atëherë ju keni paguar për një termin të cilin do ta realizoni në dy, tre apo katër muajt e ardhshëm. Kështu që kjo i bie që edhe për terminët e ardhshme që do të realizohen, posta vetëm se është e paguar”.

Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'
Lexo po ashtu Qytetarët vazhdojnë të paguajnë nga 30 euro shërbim postar, avokatët flasin për rastin e 'VisaMetric'

Po ashtu, avokati tha ky vendim nga Gjykata Komerciale e që është zbatuar tash nga ‘VisaMetric’ ka qenë vendim për masë sigurie.

“Por në realitet për shkak se është vonuar pak procedura ligjore, ata kanë marr pagesa edhe për disa muaj në vijim”, ka thënë Abdullahu.

Ndryshe, Gjykata Komerciale e Kosovës, kishte marrë vendim ndaj kompanisë “VisaMetric”, të cilën e ndalon që të marrin nga 30 euro për shërbime postare qytetarëve që aplikojnë për viza gjermane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori