Anjeza Branka ka vazhduar me publikimin e fotografive nga seti i ri fotografik në profilet e saja në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka zgjedhur të pozojë para aparatit të fotografit Juxhin Kurti, ndërsa disa prej imazheve i ka postuar këto ditë në Instagram.


Ajo vjen mjaft tërheqëse në fotografitë e publikuara duke vënë në pah linjat e fizikut të saj.

anj 1

“Ndoshta të dëshiroj... shumë. Por, të lutem asnjëherë mos mendo se kam nevojë për ty”, shkruan në përshkrimin e njërës prej fotografive.

Në disa prej imazheve të postuar, veshja që ka zgjedhur është e kombinuar me makijazhin e këngëtares dhe ajo duket për mrekulli.

anje

Kujtojmë se gjatë verës Anjeza erdhi me një bashkëpunim me Nurteel me një projekt që u punua nga vet kantautori, i cili është edhe në interpretim. Asokohe, ai bashkëpunoi, si zakonisht, me Granit Gashin (ku të dy janë pronarë të Massive Production) për realizmin e këtij dueti. /Telegrafi/

anjeza

anjeza1