Titulli i Ligës Premier është në dorën e Manchester Cityt (skuadra e Pep Guardiolas e përfundoi me rezultat 2-0 pjesën e parë ndaj Manchester Unitedit).

Djajtë e Kuq me shumë mundësi do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve në sezonin e ri dhe motivi i vetëm për të fituar këtë ndeshje është ai që t’ia vonojnë festën rivalëve lokal për një javë.


Por, që kjo nuk do të ndodhte me shumë mundësi e dinte edhe vet Unitedi.

Një orë para ndeshjes profili i Manchester Unitedit në Instagram ka postuar një Story që ka bërë të qeshin të gjithë, duke u tallur kështu me kundërshtarët e tyre.

“Atje nuk do të ketë ulëse të zbrazëta sot”, ka shkruar Unitedi në Instan e tyre.

30227069 1902157259797223 3358665318825197568 n (Foto: Man Utd/Twitter)

Edhe pse sukseset e Cityt nuk mungojnë në vitet e fundit, tifozeria e kësaj skuadre le ende shumë për të deshiruar.

Atmosfera në Etihad shpesh herë nuk është e zjarrtë dhe stadiumi rrallë herë mbushet mirë.

Në anën tjetër Old Traffordi gjithmonë është përplot dhe me një atmosferë të madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app