LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, bora mbush spitalin, 76 persona pësuan fraktura (Video)

Tiranë, bora mbush spitalin, 76 persona pësuan fraktura (Video)

Reshjet e borës në Tiranë janë shoqëruar edhe me lëndime dhe fraktura. Në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të vendit, qytetarët kanë rrëshqitur për shkak të borës dhe akullit, duke i lënë me pasoja në krahë, këmbë apo në kokë.

Nga ora 01:00 e mëngjesit të ditës së enjte në spitalin e Traumës janë paraqitur 76 persona të dëmtuar, 8 prej të cilëve janë shtruar.


Sipas mjekut kirurg në spitalin e Traumës, Agron Dogjani, në pjesën më të madhe të rasteve kemi fraktura të ekstremiteteve të poshtme, ku dominojnë frakturat në pjesën e kërcirit. Kemi edhe raste me fraktura të artikulacionit kokso femora dhe 2 raste me neurotrauma.

Mjeku kirurg thotë se në 90% të rasteve personat e lënduar i përkasin moshës mbi 40 vjeç dhe ajo që vërehet është se nuk ka fëmijë të dëmtuar apo të plagosur nga aksidentet rrugore. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Sa i takon personave të mbërritur nga rrethet mësohet se numri i tyre është 4.

“Rrëshqita te bordura në Mamurras, nuk di çfarë ndodhi”, shprehet një prej të lënduarve.

“Kam thyer këmbën dhe dorën”, tregon një tjetër.

Për të përballuar këtë fluks të pazakontë drejtoria e spitalit Universitar i Traumës ka dubluar stafet e imazherisë, terapisë, ortopedisë, të reanimimit dhe të kirurgëve./Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori