Magjia e shijes gati për vetëm 30 sekonda!

Gordon Ramsay prezanton ëmbëlsirën e shkëlqyeshme të përgatitur në shpejtësi.


Përbërësit:

- 35 gramë sheqer pluhur;- 225 gramë djathë maskarpone;- 1 lugë vanilje ekstra;- 4 lugë të vogla brendy, apo ndonjë verë deserti;- 170 ml ajkë të ëmbël;- 4 biskota;- 225 ml kafe të fortë;- çokollatë të grirë në rende.

Përgatitja:

Më parë përzieni ajkën e ëmbël dhe sheqerin.

Veçantë përzieni djathin maskarpone, verën dhe ekstraktin e vaniljes.

Pastaj përzieni tretjen me djathin maskarpone dhe ajkën e ëmbël.

Biskotat njomni në kafe, radhisni në një gotë dhe qitni sipër tretjen.

Sipër ëmbëlsirës qitni çokollatën e grirë në rende.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.