LAJMI I FUNDIT:

Tingulli i mahnitshëm që lëshon Lexus LC 500 (Video)

Tingulli i mahnitshëm që lëshon Lexus LC 500 (Video)

Lexus tregon tingullin a mahnitshëm të LC 500, kur është duke shpejtuar në rrugë të hapur

Mark Higgins që është shoferi i skenave në filmat e fundit James Bond, ka drejtuar makinën Lexus LC500, nëpër rrugët e zbrazëta të Bristolit të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Me këtë rast, është regjistruar nga afër, tingulli që lëshon motori origjinal V8 me 471 kuajfuqi, i kombinuar me një trup që ka hapje të shumta për ajrosje.

Ende është në shitje modeli LC 500, që ofron rehati të madhe, në një hapësirë luksoze dhe me shumë lehtësime teknologjike për shoferin.

Ky Lexus është vlerësuar lart deri më tani, ndërsa konsiderohet se qëndron në një nivle më të lartë se BMW 850i dhe Aston Martin DB11. /Telegrafi/