LAJMI I FUNDIT:

Tinejxheri nga Kamenica ndërton robot e transformatorë të ndryshëm (Video)

Tinejxheri nga Kamenica ndërton robot e transformatorë të ndryshëm (Video)

Vetëm 16 vjeçar, por ka arritur të krijojë robotë, dronë e transformatorë të ndryshëm, e të gjitha këto vetëm nga materiale të reciklueshme. Është ky Gëzim Morina nga Komuna e Kamenicës.

Gëzimi vijon mësimet në klasën e 11-të në shkollën profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, në drejtimin e elektroenergjetikës, drejtim ky të cilin e ka zgjedhur pasi që ka njohuri për elektronikën.

Me ndërtimin robotëve, dronëve, e transformatorë të ndryshëm ka filluar tri vite më parë. Ai për KosovaPress bëri të ditur se të gjitha këto i bënë me letër, pasi që nuk ka mjete të mira me të cilat mund të punojë.

“Kam filluar para tre vitesh me sene shumë të thjeshta por më kanë inspiruar shumë senet edhe kam vazhduar më tutje me krijua inovacione të reja. Me letër më shumë se është më lehtë mi pre për shkak se nuk kam mjete shumë të mira, se u kanë më mirë me i ba me hekur ose me dru që me dalë punimi më i mirë”, tha ai.

Për ndërtimin e një roboti, Gëzimit i janë dashur vetëm tre ditë punë. Ndërsa pjesët për ndërtimin e robotëve i merr nëpër deponi.

“Ky është një robot Sparki, e kam bërë krejt me letër. Këtu e ka këtë elektromotorin që e vë në lëvizje, dhëmbëzoret këtu. Do të thotë krejt është i punuar me letër. Këtu poshtë e ka këtë pllakën. Ndryshe mundemi me i thanë edhe truri i robotit që me këtë telekomandën unë e kontrolloj robotin me ecë para dhe mbrapa. Edhe ky është një robot që e kam bërë me ecë dhe me një dorë për me mbajte gjëra. Ky motori i ka gjashtë elektromotorë të reduktuar për shkak se motorët e reduktuar sillen ngadalë dhe kanë fuqi më shumë”, tha ai.

Të gjitha këto, Gëzimi i bënë për qejf të tij, e jo që i ka pasur obligim për shkollë. Ai vitin e kaluar ka marrë pjesë në panairin në Kamenicë që është mbajtur për të prezantuar prodhimet vendore.

Ndërsa, tha se deri më tani nuk ka marrë ndonjë ndihmë nga Komuna e Kamenicës për veprimtarinë të cilën e bënë.

“Prej Komunës së Kamenicës hale skam marrë ndonjë ndihmë”, tha ai.

Nxënësi Gëzim Morina, të gjithë aktivitetin e tij e ushtron në një dhomë shumë të vogël, e cila mezi i zë të gjitha krijimet e tij./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori