LAJMI I FUNDIT:

Timonier: Është joevropiane që të sulmohen mediumet dhe OJQ-të

Timonier: Është joevropiane që të sulmohen mediumet dhe OJQ-të

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Timonier, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë deklaroi se nuk është evropiane që të sulmohen mediumet dhe Organizatat joqeveritare. Sipas tij, nuk duhet të marrë shumë kohë zgjidhja e krizës politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Timonier tha se dalja nga kriza politike në vend filloi me mbajtjen e zgjedhjeve që sipas tij, ishin të besueshme.


“Presim që partitë politike të merren vesh sa më shpejtë që është e mundur, për një koalicion funksional që do të mund të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur, kurse pika e dytë që ne e mendojmë, jashtë koalicionit qeveritar, është të ekzistojë pajtueshmëri mes partive politike të të gjitha bashkësive në kuadër të agjendës së përbashkët në të cilën do të caktoheshin prioritete, mes të cilave gjyqësia, reforma në shërbimet dhe në një numër të madh çështjesh tjera që po i pret popullata vendase dhe BE-ja, sepse këto reforma nuk bëhen për ne, por për ju”, deklaroi ambasadori francez Timonier.

Ai foli edhe për platformën e partive shqiptare, për të cilën tha se është e drejtë e tyre që të krijojnë një platformë për të drejtat e tyre themelore në shtet.

“Nga këndvështrimi i Francës, në plan të parë është qytetaria, si vlerë universale dhe patriotizëm i përbashkët në interes të përgjithshëm dhe për ne kjo është shumë pozitive. Pastaj do të them se secila bashkësi për nga natyra ka disa interesa që dëshiron t’i mbrojë dhe më duket se çështja e parë që nuk duhet të harrohet është çështja e interesit të përbashkët të të gjitha bashkësive, në mënyrë që të vazhdohet në rrugën drejt BE-së, në të cilën vendi ka ngecur”, tha Timonier.

Ndërsa për PSP-në Timonier tha se, ky institucion është krijuar në pjatim të të gjitha partive politike dhe se mandati i saj duhet të vazhdohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori