LAJMI I FUNDIT:

Timermans: Arritjet e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohen me vendimin për nisjen e negociatave

Timermans: Arritjet e Maqedonisë së Veriut duhet të respektohen me vendimin për nisjen e negociatave

“Bashkimi Evropian duhet ta bëjë hapin vendimtar dhe të vendos për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe ky të jetë mesazh i fuqishëm për vendet tjera të rajonit, se vendimet e rëndësishme dhe të përgjegjshme janë investim për të ardhmen”.

Ky është qëndrimi i nënkryetarit të Komisionit Evropian Frans Timermans dhe kryeministrit Zoran Zaev, të cilët sot në Bruksel kanë realizuar takim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetari i Komisionit Evropian ka thënë se politikat dhe arritjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë për respekt dhe se kanë mbështetje të fuqishme nga institucionet evropiane.


Ndërsa Zaev ka theksuar se shtyrja e vendimit për nisjen e negociatave, do t’u jep hapësirë për ndikim palëve të treta, të cilat sipas tij, nuk i kanë prioritet vlerat demokratike.

“Vendimi pozitiv i liderëve evropian për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është përgjigje logjike për njohjen e mesazheve të deritanishme dhe nxitje e fuqishme për vazhdimësi në reforma, në drejtim të arritjes së standardeve evropiane”, ka thënë Zaev.

Ndryshe, pritet që sot dhe nesër liderët e vendeve të BE-së të sjellin vendim nëse do t’i nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori