LAJMI I FUNDIT:

Tillerson alarmon për rolin e Pekinit dhe Moskës në Amerikën Latine

Tillerson alarmon për rolin e Pekinit dhe Moskës në Amerikën Latine

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson paralajmëroi sot për rolin alarmant që luan Kina dhe Rusia në Amerikën Latine, duke i bërë thirrje fuqive rajonale të bashkëpunojnë më shumë me SHBA-në.

“Amerika Latine nuk ka nevojë për fuqi të reja imperialiste që ndjekin vetëm interesin e tyre”, deklaroi ai në një fjalim mbi marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe fqinjëve jugorë, para se të fillojë një tur në këtë rajon.


“Modeli shtetëror kinez i zhvillimit mbështetet tek e kaluara. Kjo nuk duhet të jetë e ardhmja e kontinentit”, shtoi ai, duke vënë theksin mbi praktikat tregtare të pandershme që shkatërrojnë vendet e punës lokale.

“Prania në rritje e Rusisë në rajon është gjithashtu alarmante”, tha më pas Rex Tillerson, duke kritikuar se Moska i shet armë regjimeve jomiqësore që nuk respektojnë proceset demokratike. Shefi amerikan i diplomacisë, që mbajti këtë fjalim në Universitetin e Teksasit në Austin, do të zhvilloj një tur një javor në Meksikë, Argjentinë, Peru, Kolumbi dhe Xhamajkë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori