“The Guardian” përmes një artikulli, raporton kërkesën e qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit platformën e rrjetit social “TikTok”.
Sipas prestigjiozes britanike, ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.
Për kryeministrin, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat më të sigurta, pas takimeve me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi. “Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.
TikTok, i kërkuar të komentojë të shtunën, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë. Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë se autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe në fakt, raportet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident që po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.
Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës, vijon The Guardian.
Po ashtu, ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.
Po ashtu, britanikja përmend edhe zërat kundër këtij vendimi. “Vendimi diktatorial për të mbyllur platformën e mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, citon The Guardian deputeten Ina Zhupa.
Ndërkohë, disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët. Në një nga rregulloret më të ashpra në botë që synon teknologjinë e madhe, Australia miratoi në nëntor një ndalim të plotë të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania