Ambasadorja e Turqisë në Prishtionë, Kivilcim Kilic, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes të mekanizimit bujqësor nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural, në kuadër të projektit: “Subvencionimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor”, projekt ky i cili është financuar nga TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency). Ishin të pranishëm edhe drejtori i Organizatës TIKA, Necip Ozaj Ozutok, nënkryetarët e komunës, Faruk Mujka e Eroll Zekria dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu.
Nënkryetari Mujka pasi falënderoj ambasadoren Kilic dhe drejtorin e TIKA-së Necip Ozaj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me komunën e Mitrovicës dhe ndihmën e vazhdueshme që po japin për qytetarët e Mitrovicës, i njoftoj mysafirët edhe për sfidat dhe problemet me të cilat po përballen qytetarët e komunës dhe përpjekjet e institucioneve komunale në krye me kryetarin Bahtiri, për tejkalimin e tyre.
Edhe drejtori Nasuf Aliu, i falënderoj ambasadoren Kivilcim Kilic dhe drejtorin e TIKA-së, Necip Ozaj, për ndihmën që në vazhdimësi po japin për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunës.
Ai tha se falë mbështetjes së Turqisë dhe TIKA, gjegjësisht zemërgjerësisë së popullit dhe bizneseve të Turqisë, Komuna, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është duke bërë punë të mirë për të ndihmuar qytetarët në zhvillimin e bizneseve, duke ua lehtësuar kështu jetën atyre.
Ambasadorja Kivilcim Kilic, fillimisht falënderoj udhëheqësit komunal për pritjen që i bënë dhe respektin e treguar. Ajo tha se ndihet e nderuar që Republika e Turqisë po arrin që nëpërmjet donacioneve të ndryshme tu ndihmojë qytetarëve në nevojë të Mitrovicës.
Pas takimit që zhvilluan në ambientin e komunës, drejtuesit komunal dhe mysafirët nga Turqia, shkuan në hapësirën e vendosur të mekanizmit për t’ua dorëzua fermerëve përfitues.
Atje 27 përfituesve ju shpërndanë katër mbjellëse misri, pesë spërkatëse për misër, gjashtë freza, katër mbjellëse të barit rrotativ, katër kositëse të barit, katër makina mbjellëse të patateve.
Në shenjë falënderimi e respekti për mbështetjen që po i japin komunës së Mitrovicës, ambasadorja Kivilcım Kiliç dhe drejtori i TIKA, Necip Ozay Ozturk u nderuan me mirënjohje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre