LAJMI I FUNDIT:

Tifozi i West Ham mbrojti tifozët dhe familjarët e lojtarëve të klubit londinez kur u sulmuan nga një ushtri huliganësh holandezë

Tifozi i West Ham mbrojti tifozët dhe familjarët e lojtarëve të klubit londinez kur u sulmuan nga një ushtri huliganësh holandezë

Tifozët e AZ Alkmaar reaguan ashpër pas fitores 1-0 të West Hamit në Ligën e Konferencës mbrëmë dhe heroi i ‘Çekanëve’ u bë tifozi që ndaloi ‘ushtrinë e huliganëve’ të klubit holandez.

Rezultati 1-0 nënkuptonte që skuadra e David Moyes kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 dhe tani do të takohet me Fiorentinën në finale.

Goli i Pablo Fornals në minutën e 94-të vulosi fitoren, por gjithashtu inkurajoi huliganët e AZ Alkmaar të sulmojnë një grup tifozësh vizitorë, si dhe familjet e lojtarëve që ishin ulur në tribunat pas stolave.


Disa lojtarë të West Ham, duke përfshirë drejtorin sportiv Mark Noble, nxituan për t’i mbrojtur ata nga huliganët me të zeza dhe me kapuç.

Megjithatë, një tjetër individ i guximshëm mori lëvdata në rrjetet sociale pas incidentit tronditës.

Burri, i njohur për shumë si Knollsy, i pengoi tifozët vendas të arrinin në zonën e West Hamit dhe pamjet e tregojnë atë duke luftuar me disa holandezë të mbuluar me të zeza. Në fund ai mbeti me rroba të grisura, ndërsa komentet në rrjetet sociale shkruajnë se në Londër ai njihet si një tifoz famëkeq me një të shkuare të turbullt në ndeshjet e futbollit.

“Knollsy është një legjendë. Ai i ndaloi tifozët vendas të shkonin te familjet e lojtarëve. Ne u sulmuam nga tifozët e AZ. Knollsy kohët e fundit bëri një operacion në kofshë dhe thjesht nuk mund të vraponte. Ai është gjithashtu një njeri krenar dhe ishte vërtet i shqetësuar për familjet e lojtarëve dhe ish-futbollistëve të West Hamit, të cilët gjithashtu ishin ulur rreth nesh”, ka shkruar në rrjetet sociale, Freddie Bonfanti, i cili ishte në tribuna mbrëmë.

Trajneri i AZ Alkmaarit, i lindur në Londër, Pascal Jansen, e ka pranuar se i vjen turp për skenat e shëmtuara, ndërsa Moyes ka treguar edhe babai i tij në tribuna. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori