Milani tashmë ka arritur në Kosovë, derisa është nisur drejtë akomodimit në hotelin ku do të qëndrojnë.

Skuadra italiane do ta zhvillojë miqësoren ndaj Feronikelit, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.


Tifozët shqiptarë të skuadrës italiane tashmë janë në dijeni se ku do të ambientohet klubi i tyre i zemrës, andaj kanë dal në pritje që të bëjnë foto apo të marrin edhe nga një autograf.

67732840 409493506211702 2183747551528747008 n

Kjo është hera e parë që Milani do të luajë në vendin tonë, derisa përball do ta ketë kampionin e Superligës së Kosovës.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

auto yifozet1565431688

telegrafi sport app