Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

Finalja e së shtunës mes Barcelonës dhe Real Madridit në Kupën e Mbretit pritet të jetë një përballje tejet e zjarrtë dhe kjo tashmë ka filluar të ndikojë edhe tek tifozët.
Tifozët e të dyaj ekipeve kanë marrë rrugën për në Sevilla në 24 orët e fundit dhe ata që e mbështetin Barcelonën u xhiruan duke djegur një fanellë të Real Madridit me emrin e Kylian Mbappes në shpinë.
Mbappe me gjasë nuk do të luajë nga fillimi në finale ndaj Barcelonës, pasi ende nuk është rikuperuar mirë nga një lëndim që ka pësuar në dhjetë ditët e fundit.
Ai u stërvit me bashkëlojtarët e tij të enjten, por nuk është në 100 për qind të formës për të luajtur nga minuta e parë.
Por, nuk ishte vetëm fanella e Mbappes ajo e cila u dogj para fillimit të kësaj ndeshje.
ll
Marca ka publikuar disa pamje të tifozëve të Real Madridit duke bërë të njëjtin veprim me një fanellë të Barcelonës me emrin e Lamine Yamal të skalitur në shpinë.
Që të dy tifozeritë duket se po e presin me padurim këtë ballafaqim dhe ‘luftë’ e njëjtë pritet të ndodhë edhe brenda vijave të fushës./Telegrafi/






















































