Kylian Mbappe ka hedhur një tjetër paralajmërim në rrjetet sociale se do t’i bashkohet këtë verë Real Madridit.

Sulmuesi francez tashmë i ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se nuk do të rinovojë kontratën.


Kështu, klubi francez e ka vënë në shitje atë, por lojtari e dëshiron kalimin vetëm te Real Madridi, duke refuzuar plotë 700 milionë euro pagë nga Al Hilal.

Së fundmi, sulmuesi 24-vjeçar ka bërë një postim enigmatik në Instagram, por që ka një lidhje logjike, derisa shihet duke luajtur letra.

Aty shihen tri letra me numrin nëntë, që sipas fansave në Twitter, kjo ka të bëjë me atë se ai do të jetë numri 9-të i ri i Los Blancos.

Në letrën tjetër, bëhet e ditur se Real Madridi tani po luan me formacionin diamant, po ashtu edhe do të jetë transferimi i tretë i madrilenëve.

Në vendin ku është etiketuar, tifozët e skuadrës spanjolle e kanë marrë si shenjë se “Carlo” Ancelotti është trajneri i tyre, për Monte Carlon në Monaco. /Telegrafi/

358711949 1258817041487417 2968334768059058889 n

telegrafi sport app