Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë kaloi në epërsi pas vetëm dhjetë minutash lojë me golin e Amir Rrahmanit që pranoi një asistim të bukur nga Bersant Celina.


Por, para se të shënohej goli, tifozët malazezë filluan të krijonin rrëmujë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sigurimi i stadiumit ndërhyri menjëherë në drejtim të tyre dhe i qetësojë ata, duke u bërë që ndeshja të zhvillohej në normalitet.

Kosova është duke e dominuar ndeshjen ndaj Malit të Zi dhe ne sonte duhet të fitojmë patjetër për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Mali i Zi

Mali i Zi 1

telegrafi sport app