Tifozët e Cityt mendojnë se Yaya Toure e ka larguar “mallkimin” ndaj Pep Guardiolas dhe klubit

Tifozët e Manchester Cityt përmes rrjeteve sociale kanë festuar heqjen e ‘mallkimit të Ligës së Kampionëve’ të vendosur ndaj Pep Guardiolës dhe klubit nga Yaya Toure.
Në vitin 2018, Dmitry Seluk, agjenti i mesfushorit afrikan, theksoi se vendimi i trajnerit spanjoll për të mos llogaritur klientin e tij si titullar në sezonin e fundit të mesfushorit me Cityn, do të shkaktonte një mallkim afrikan për trajnerin, raporton Marca.
Guardiola kishte fituar titullin në dy raste gjatë kohës së tij në Barcelonë, por ka luftuar për të fituar garën që kur u largua nga gjiganti katalanas. Manchester City i Pep Guardiolës është shortuar në Grupin G me skuadrën e La Ligës, Sevillan, gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund dhe kampionët danezë, Kopenhagen.
Dhe pas humbjes zemërthyese të klubit në gjysmëfinale ndaj Real Madridit – duke pranuar dy gola të vonshëm para se të humbiste në total pas kohës shtesë – komentet e famshme të Seluk u rishfaqën.
Por, duket se lojtari në fjalë e ka hequr mallkimin e supozuar gjatë shortit të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, kur legjenda e Cityt mori pjesë në proces. Duke vlerësuar shanset e Man City përpara Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, Yaya Toure tha: “Çdo vit ata kanë një shans, dhe këtë vit ata do të kenë një shans. Ata mund të marrin atë që u nevojitet. Nuk do të jetë e lehtë për ta, por u uroj atyre fat”.
Pas komenteve të Toures për ish-skuadrën e tij, tifozët e klubit besojnë se ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë mund të ketë larguar mallkimin mbi Guardiolën dhe klubin.
Priceless_Silva shkroi në Twitter: “Mallkimi iku”. The Cancelo Era shtoi: “Ai e hoqi mallkimin”. karimmcfc vazhdoi: “Mallkimi iku”. Një @_toheed_a i emocionuar iu bashkua grupit: “Mallkimi Yaya!”. Por, një tifoz më i kujdesshëm @gabeknowsball pyeti: “A po e thyen mallkimin duke na uruar fat?”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës