Tifozët e Chelseat "çmenden" pas gjestit të Todd Boehlyt për Ligën e Kampionëve

Tifozët e Chelseat shpërthyen në entuziazëm pasi bashkëpronari i klubit, Todd Boehly, iu përgjigj thirrjeve të tyre për Ligën e Kampionëve 2026 me një buzëqeshje të madhe dhe një shenjë miratimi me gishtin e madh lart.
Ky moment ndodhi pas fitores 3–0 të Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG-së, falë golave të Cole Palmer dhe Joao Pedro.
Ndërsa tifozët këndonin “Liga e Kampionëve 2026” në drejtim të tij, Boehly e pranoi mesazhin me një gjest që u bë viral në rrjetet sociale.
Reagimi i tij u interpretua si një premtim simbolik për të ardhmen.
Tifozët e vlerësuan këtë moment, duke e quajtur Boehlyn një pronar “të uritur për sukses” dhe duke shkruar me entuziazëm në rrjete sociale: “UCL 2026, ja ku jemi!”.
https://telegrafi.com/fifa-nen-kritika-per-shkelje-te-rregullave-ne-finalen-e-boterorit-per-klube-u-favorizua-chelsea/
Chelsea ka pasur një sezon të suksesshëm, duke fituar Ligën e Konferencës së Evropës dhe duke u renditur në vendin e katërt në Ligën Premier, gjë që i siguron rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Nën drejtimin e Enzo Marescës dhe me përforcimet e reja që kanë mbërritur këtë verë, tifozët e “Bluve” kanë nisur të ëndërrojnë sërish për arritje të mëdha. /Telegrafi/

















































