Tifozët anglezë të futbollit konsiderojnë se Harry Kane është lojtari me stilin më të mirë të flokëve në Ligën Premier.

Në një sondazh nga VO5, në të cilin kanë votuar 2.000 tifozë, sulmuesi i Tottenham Hotspur e ka hequr nga vendi i parë mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz - transmeton The Sun.


Braziliani me kaçurrelat e tij është zhvendosur në pozitën e dytë, ndërsa Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Paul Pogba (Manchester United) dhe James Maddison (Leicester City) mbyllin top pesëshen.

Modelet më të mira të flokëve në Ligën Premier

1. Harry Kane (Tottenham Hotspur)

HarryKane e1580661071724 Harry Kane (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

2. David Luiz (Arsenal)

DavidLuiz David Luiz (Foto: Alex Pantling/Getty Images)

3. Hugo Lloris (Tottenham Hotspur)

HugoLloris e1580661600571 Hugo Lloris (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

4. Paul Pogba (Manchester United)

PaulPogba e1580661663941 Paul Pogba (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

5. James Maddison (Leicester City)

JamesMeddison e1580661782152 James Maddison (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Votuesit në sondazh e kanë zgjedhur edhe stilin më të keq të flokëve, ku janë përfshirë edhe lojtarët nga ligat tjera dhe nga e kaluara.Modeli i samurajit i superyllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, stili mohok i ish-kapitenit të Anglisë David Beckham (të cilin në vitin 2001, sir Alex Ferguson e detyroi ta hiqte), si edhe flokët e ish-sulmuesit të Nottingham Forest, Jason Lee – janë votuar si modelet më të këqija të flokëve.

Modelet e këqija të flokëve

Cristiano Ronaldo (Juventus)

CristianoRonaldofloke e1580662180821 Cristiano Ronaldo (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

David Beckham (asokohe luante për Manchester Unitedin)

becks David Beckham (Foto: The Mirror)

Jason Lee (Nottingham Forest)

JasonLeelarge Jason Lee (Foto: Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/

telegrafi sport app