Vetëm një vit më parë Arbnor Muja kompletoi transferimin te Royal Antwerp në Belgjikë nga Drita dhe brenda 12 muajve sulmuesi mitrovicas ka fituar gjithçka me klubin belg.
Titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën e Belgjikë duke qenë njëri nga futbollistët kryesorë të klubit mbretërorë belg. Sikur mos të mjaftonte kjo, Muja ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me klubin e tij duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Prej se është quajtur Liga e Kampionëve, kjo është hera e parë në histori të Antwerpit që futet në grupe dhe padyshim Muja ishte ndër futbollistët më meritorë për këtë sukses.
24-vjeçari e quan një vit të mrekullive 2023-tën, pasi përveç sukseseve me ekipin ai ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Polonisë dhe Republikçës Çeke.
Në një intervistë për Telegrafin, Muja flet për arritjen e madhe me Antwerpin që do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe Kombëtaren e Shqipërisë.
“Nëse do të më thoshte dikush një vit më parë se do të luaja në grupe të Ligës së Kampionëve… Nuk e di se çfarë do t’i bëja pasi ka qenë vërtetë e pabesueshme dhe e paimagjinueshme për mua”.
“Të luaj në Ligën e Kampionëve ka qenë vërtetë një ëndërr që tani është bërë realitet dhe mezi pres të zbres në fushë dhe ta dëgjoj atë himn që është i jashtëzakonshëm”, thotë Muja për Telegrafin.
Ai flet për përballjet në ‘Play-Off’, duke thënë se ishin të vështira, por se ishin të motivuar të gjithë që të arrinin në fazën e grupeve duke e futur Antwerpin për herë të parë në histori të klubit.
“Prej se gara e ka emrin Liga e Kampionëve, kjo është hera e parë që Antwerpi futet në fazën e grupeve. Besoj se të gjithë futbollistët do të jemi në histori të klubit, pasi përveç që fituam ‘tirpletën’ në Belgjikë u futëm edhe në grupe dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm”.
“Kanë qenë dy përballje shumë të vështira ndaj një kundërshtari të fortë, por ishim të fokusuar dhe kemi dhënë më të mirën për të arritur në grupe dhe falë Zotit ia dolëm”, vazhdoi tutje Muja.
Shorti i hedhur në Monaco të Francës bëri që Antwerpi të vendoset në Grupin H së bashku me bartësin e grupit Barcelonën, gjigantin portugez Porto dhe Shakhtar Donetskun.
“Është një grup shumë i vështirë, por edhe ne kemi gjasat tona. Përveç Barcelonës që është gjigant dhe tjetër nivel, do të luftojmë me Porton dhe Shakhtarin për pozitën e dytë”, thotë Muja.
Objektivi i Antwerpit është të zë vendin e dytë në grup, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë të jenë së paku të tretët në mënyrë që t’i vazhdojnë garat në Ligën e Evropës.
“Sigurisht që do të luftojmë për pozitën e dytë në grup pasi mendoj se mund të përballemi me Porton dhe Shakhtarin. Normalisht dëshira është t’i marrim të gjitha fitore, mirëpo të jem realist mund t’i mposhtim Porton dhe Shakhtarin për atë pozitën e dytë”, tha Muja.
Tifozë me Barcelonën qysh si fëmijë, tani do të përballet si kundërshtar i tyre
Të paktë janë ata futbollistë, sidomos nga Kosova që mund të përballen një ditë me skuadrën e tyre të zemrës dhe këtë fat e ka Arbnor Muja.
Sulmuesi shqiptar ka qenë një tifoz i katalunasve qysh nga fëmijëria dhe tani e sheh si diçka të pabesueshme përballjen me skuadrën e tij të zemrës.
“Kam qenë vetëm në banesë duke e shikuar shortin… Kur shorti na dërgoi në Grupin H me një vend me Barcelonën ka qenë e pabesueshme. Në atë moment vetëm jam ngritur dhe kam kërcyer nga gëzimi pasi nuk mund të besoja se do të përballem me skuadrën për të cilën kam bërë tifo që nga fëmijëria”, vazhdoi tutje Muja.
“Barcelona ka qenë gjithmonë skuadra ime e zemrës dhe jam rritur duke i shikuar ndeshjet e tyre dhe duke bërë tifo për ta. Tani kur do të jem kundërshtar i tyre do të jetë diçka vërtetë speciale”, thotë ylli mitrovicas.
Edhe pse tifoz me Barcelonën, lojtari i preferuar i Arbnor Mujës është gjermani Marco Reus i Borussia Dortmund.
“Reus është lojtari që më ka pëlqyer gjithmonë. Kam shikuar edhe shumë ndeshje të tij dhe mund të them se është lojtari im i preferuar”, deklaroi Muja.
Megjithatë tani te Barcelona ka shumë lojtarë që i pëlqejnë, por e veçon mesfushorin holandez Frenkie de Jong me të cilin synon t’i shkëmbejë edhe fanellat pas ndeshjes.
“Barcelona është një gjigant dhe ka shumë yje në radhët e veta. Megjithatë lojtari që më pëlqen më së shumti tani për tani është Frenkie de Jong. Sigurisht që do të tentojë t’i shkëmbej fanellat, por edhe nëse nuk mundem me të do të jetë ndonjë futbollist tjetër dhe do të jetë kënaqësi për mua që ta shkëmbejë fanellën me cilindo nga yjet e Barçës”, deklaroi sulmuesi anësorë.
Ftesa nga Kombëtarja e Shqipërisë, bisedat me trajnerin Sylvinhon dhe objektivat që ka me kuqezinjtë
Arbnor Muja ka qenë i grumbulluar në ndeshjet e muajit mars për Kosovën në dy sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës, por edhe pse ishte në top formë ish-përzgjedhësi Alain Giresse nuk e aktivizoi për asnjë minutë.
Kësisoj pas insistimit nga Shqipëria dhe trajneri Sylvinho ai është pajisur me pasaportën shqiptare dhe tani është ftuar për ndeshjet e muajit shtator ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.
Muja më në fund ka folur për ftesën e marrë, teksa për Telegrafin ka thënë se kjo është krenaria më e madhe për të.
“Kohëve të fundit kam qenë pak i stresuar pasi nuk e dija nëse po rregullohen çështjet me dokumente në FIFA dhe nëse do të isha në dispozicion të Kombëtares për ndeshjet e muajit shtator”, tha Muja për Telegrafin.
“Për mua nuk ka krenari më të madhe se sa të vesh fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj dot, pasi edhe kjo është një ëndërr e bërë realitet”.
24-vjeçari ka treguar se trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta disa herë kanë qenë në Belgjikë për ta parë nga afër në ndeshjet e Antwerpit.
“Trajneri Sylvinho ka qenë disa herë në Antwerp për të më përcjellë nga stadiumi. Ai ka qenë zakonisht me ndihmësin Pablo Zabaleta dhe sigurisht interesimi i tyre më ka bërë të lumtur”, thotë Muja.
Muja ka pasur rastin të bisedoj javë më parë me trajnerin Sylvinho dhe ndihmësin e tij kur ishte në Shqipëri për tu pajisur me pasaportën shqiptare.
“Po kemi biseduar dhe jam shumë i kënaqur me mikpritjen që më kanë bërë. Për mua është një ëndërr e bërë realitet për ta veshur fanellën e Shqipërisë dhe mezi pres që të shkoj në grumbullim dhe të jem nën urdhrat e trajnerit Sylvinho”, tha Muja.
Krejt në fund ai foli edhe për objektivat e Shqipërisë, ku synon që t’i dërgojë kuqezinjtë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
“Sigurisht që objektivi mbetet të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Kemi një grup shumë të mirë të futbollistëve dhe duhet të luftojmë të gjithë për të arritur kualifikimin”.
“Shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e ardhshme pasi janë shumë të rëndësishme dhe do të bënim një hap të madh drejt kualifikimit”.
“Sa i përket objektivit personal unë ëndërroj që të debutoj me gol me Kombëtaren e Shqipërisë. Shpresoj se do të arrijë këtë, por e rëndësishme është vetëm Kombëtarja të marrë pikët dhe pak ka rëndësi se kush shënon”, deklaroi Muja.
Krejt në fund ai foli edhe për zgjedhjen që bëri duke iu bashkua kuqezinjve pasi ishte grumbulluar fillimisht me Dardanët.
“Mund të them se jam ndier më i vlerësuar nga Shqipëria. Unë kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Kombëtaren kuqezi dhe kjo ka qenë zgjedhje personale dhe nuk ka qenë asgjë kundër Kosovës. Më kanë dashur më shumë, më kanë vlerësuar më shumë dhe tani jam aty”.
“Gjithsesi unë Kosovën e dua pasi aty jam rritur, aty jeton familja ime dhe gjithmonë do të përkrahi Kosovën si në humbje ashtu edhe në fitore”, tha Muja. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Kosova zhvillon ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve - pret Lituaninë në 'Fadil Vokrri'
Van Dijk urdhërohet që të largohet nga kampi i Holandës dhe të rikthehet tek Liverpooli
Foda vjen me dy ndryshime të detyrueshme, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë
Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit