LAJMI I FUNDIT:

Ti #rriNshpi e Hotel Dukagjini ta sjell ushqimin me ‘free delivery’

Ti #rriNshpi e Hotel Dukagjini ta sjell ushqimin me ‘free delivery’

Pandemia e coronavirusit (Covid-19) është duke pasur efekt të thellë në jetën sociale dhe atë ekonomike.

Dhe në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi, thuajse të gjitha shtetet e botës janë duke u rekomanduar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo të vetizolohen.

Por, përveç se coronavirusi po shihet si rrezik, nga ekspertë të ndryshëm po shihet edhe si mundësi e mirë për transformimin digjital afatgjatë. Prandaj një pjesë e madhe e kompanive janë duke gjetur mënyra digjitale për t’i përçuar mesazhet e tyre tek konsumatorët, për t’i ofruar shërbimet e tyre, etj.

Kështu, Hotel Dukagjini ka vendosur që për të gjitha ushqimet e shijshme që i përgatit ta ofrojë edhe shërbimin free delivery.

Nga sot, qytetarët e Pejës çdo ditë mund të porosisin ushqime dhe transporti do të jetë falas. Knaqe zemrën me pjatat e freskëta dhe të shijshme!

Nga zemra e qytetit të Pejës, në sofrat tuaja!