LAJMI I FUNDIT:

“Ti je hajn e shpifës”, “Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje” – përplasje mes Bajramit dhe Thaçit

“Ti je hajn e shpifës”, “Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje” – përplasje mes Bajramit dhe Thaçit

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën po shqyrtohej për raportin vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2023 ka pasur përplasje verbale në mes të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Halil Thaçi për kontratat njëburimore.

Deputetja Bajrami ka thënë se gjatë gjithë karrierës së saj politike nuk ka nënshkruar asnjë kontratë njëburimore.

“Qytetarët e një Kosovë e dinë që Komisionin për Rezervat Shtetërore e ka sabotuar LVV-ja sepse ju jeni ata që nuk po ju konvenon. I nderuar ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni asgjë, pasi jeni shpifës dhe manipulantë. Asnjë kontratë njëburimore në karrierën time nuk e kam nënshkruar. Gjema ti mu një kontratë që e kam nënshkrimin”, tha ajo.

Ndërsa, Thaçi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se e ka gjetur një të tillë duke i kërkuar Bajramit që mos të humbas kontrollin, raporton Telegrafi.

Kryetarja e Komisioni ka thënë se avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje duke e emërtuar Thaçin si “ti je hajn e shpifës”.

“158 milionë në tri vite qeverisje nuk janë të barabarta me 240 milionë në tri vite qeverisje. Ti je shpifës sepse unë nuk e kam nënshkrimin në asnjë kontratë njëburimore. Avullimi i 2 milionë eurove ka qenë vjedhje dhe hajnat janë në burg”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori