LAJMI I FUNDIT:

Erërat e fuqishme në Istog, thyejnë xhamin e zyrës së AAK-së

Erërat e fuqishme në Istog, thyejnë xhamin e zyrës së AAK-së

Xhami i zyrës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Istog, sot është thyer si pasojë e erërave të fuqishme. 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia e Kosovës menjëherë kanë dal në vend ngjarje, i kanë kryer procedurat. Kur I kanë marr pamjet nga një kamerë aty afër, në pamje vërehet qartë se ajo pjesë e xhamit bjen si pasojë e erërave të fuqishme…”, ka thënë Gashi.


Ndryshe, pas thyerjes së xhamit në zyrën e AAK-së u raportua se dyshimet ishin se persona të panjohur kishin thyer e demoluar këtë zyrë, mirëpo pas verifikimit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e erërave të fuqishme xhami ka rënë në tokë. /Telegrafi/