Dje rreth orës 17:45, persona të pandërgjegjshëm kanë thyer xhamat e disa vagonëve të trenit në Han të Elezit, të cilët sapo ishin riparuar.

Ngjarja e papërgjegjshme ka shkaktuar reagime të ashpra nga kompania Trainkos, e cila e ka cilësuar situatën shqetësuese.


“Kjo ndodh brenda një jave – thyhen xhamat e vagonëve të cilët posa janë riparuar dhe presim që t’i fusim në operim”, thuhet në reagimin e Trainkos për Telegrafin.

Nga kompania kërkohet që institucionet përkatëse të merren seriozisht me rastin dhe të ndërmerren masa për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme të infrastrukturës hekurudhore./Telegrafi/