LAJMI I FUNDIT:

Thyen rekordin në zhytje, notuesi rus arrin në 80 metra thellësi në ujërat e ngrira të liqenit Baikal të Siberisë

Thyen rekordin në zhytje, notuesi rus arrin në 80 metra thellësi në ujërat e ngrira të liqenit Baikal të Siberisë

Një notues rus ka thyer rekordin e vet të 20-të botëror, duke notuar 80 metra nën liqenin e ngrirë.

Alexey Molchanov, e ëma e të cilit ndërroi jetë gjatë vite më parë duke bërë zhytje të ngjashme, ka arritur me sukses të kryej misionin e tij në liqenin Baikal të Siberisë, transmeton Telegrafi.


34-vjeçari veshi rroba e zhytjes por që ishin shtatë herë më të holla sesa zakonisht, me qëllim që ta ketë më të lehtë të notojë.

Ai arriti të zhytet në një thellësi prej 80 metrave brenda dy minutave, por vazhdimisht mbahej për një litar që i ndihmoi të dalë sërish në sipërfaqen e ujit.

E ëma e tij Natalia Molchanov konsiderohet si legjendë e këtij sporti, kështu Alexey vendosi të ndjek hapat e saj. Ai aktualisht është zhytësi më i dekoruar në botë. /Telegrafi/