LAJMI I FUNDIT:

Thuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë duan zgjedhjet të mbahen pas përfundimit të verës

Thuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë duan zgjedhjet të mbahen pas përfundimit të verës

Sipas hulumtimit të ‘Detektor’ e që e zbatoi Instituti për Politika Hulumtuese Shkup, thuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se zgjedhjet duhet të mbahen pas përfundimit të verës.

Në hulumtim, pjesa më e madhe e qytetarëve apo 24.2% shprehen se zgjedhjet duhet të mbahen në shtator. 22.8% shprehen se zgjedhjet duhet të mbahen pas muajit shtator. 15.1% e të anketuarve shprehen se zgjedhjet duhet të mbahen në qershor ndërsa muajin korrik janë 17.6% dhe për gusht 15.8%, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nëse zgjedhjet mbahen në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, 48.2% e të anketuarve do të dalin në votime ndërsa 35.1% thonë se nuk do të votojnë. Para coronavirusit, 74.7% e të anketuarve u shprehën se do të votojnë në zgjedhjet kuvendare dhe vetëm 18.1% planifikonin të abstenojnë. Nëse masat kufizuese për largësi trupore, mbajtje të maskave dhe dorezave ende mbeten në fuqi, 45.7% e të anketuarve shprehen se do të votonin dhe vetëm 33.7% thonë se nuk do të votojnë.

Nëse autoritetet shëndetësore japin leje të gjelbër për zgjedhje, në votim do të dalin 69.6% e qytetarëve dhe vetëm 19% thonë se nuk do të shkojnë në zgjedhje.

Sipas hulumtimit, 38.9% e qytetarëve thonë se nëse liderët politikë deklarohen se kriza ka përfunduar dhe nëse bëjnë thirrje për votim, ata nuk do të ndjehen të sigurt, ndërsa 37.5% thonë se do të shkojnë në vendvotime.

Nëse më gjatë pritet në vendvotime sipas rekomandimeve për largësi trupore, mbi një e treta e të anketuarve apo 39.3% e qytetarëve thonë se aspak nuk do të votojnë, kurse 42.9% shprehen se do të dalin në zgjedhje.

Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme prania e vëzhguesve dhe misioneve ndërkombëtare, mbi të gjitha OSBE dhe ODIHR. 58.8% e qytetarëve thonë se pa praninë e misioneve ndërkombëtare zgjedhjet nuk do të konsiderohen fer dhe të vlefshme ndërsa vetëm 19% e qytetarëve thonë se nuk kanë problem më një gjë të tillë.

Tre e katërta e të anketuarve apo 76.3% thonë se në zgjedhjet e ardhshme, shteti duhet të sigurojë maska, doreza dhe stilograf për votim, ndërsa 15% shprehen se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

Sa i përket masave kufizuese, 59.3% shprehen se muajin e ardhshëm masat do të jenë më të buta muajin e ardhshëm, 23.2% nuk presin ndonjë ndryshim dhe vetëm 7.4% presin që masat të jenë më kufizuese.

Për gjendjen ekonomike 30.7% e qytetarëve presin që gjatë muajit të ardhshëm të ketë përmirësohet, 30.5% thonë se do të përkeqësohet dhe vetëm 27.5% thonë se do të mbetet e njëjtë.

Kjo anketë është zbatuar me telefon nga më 13 dhe 14 maj dhe 1.108 anketues kanë marrë pjesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori