Bashkimi Evropian thotë se është në komunikim me SHBA-në në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por nuk jep detaje se në çfarë niveli po zhvillohet ky komunikim.
Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, tha shkurtë se Brukseli është në kontakt me Uashingtonin.
“Ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë, përfshirë SHBA-në, sa i përket procesit të dialogut”, tha ajo në konferencë për media, më 25.03.2025, duke shtuar se nuk ka çka të ndaj më shumë në lidhje me këtë çështje.
Hipper tha se si BE po vazhdojnë angazhimin e tyre.
“Kur është fjala për Dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të kalojë përmes dialogut të lehtësuar”, shtoi Hipper.
Derisa BE-ja është ndërmjetëse e Dialogut Beograd-Prishtinë, SHBA-ja ka qenë një partner me ndikim, duke ofruar mbështetje diplomatike dhe duke inkurajuar të dyja palët që të përfshihen në negociata konstruktive.
Emisari i ri i BE-së për Dialogun, danezi Peter Sorensen qëndroi në Kosovë javën e kaluar për të takuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeminstrin Besnik Bislimi. Ndërsa gjatë javës të fundit të marsit po qëndron në Serbi, ku ka zhvilluar takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiqi, pas takimit në një postim në Instagram tha se takimi i tij i parë me Sorensenin për dialogun ishte “i hapur dhe i drejtë”. Ai ka thënë se e ka njoftuar Sorensenin, i cili fillimisht e ka vizituar Kosovën “për problemet me të cilat ballafaqohen serbët” atje.
“Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”,. ka thënë Vuçiq.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit me Sorensenin në Kosovë i kishte dhënë vërejtjet e saj për draftin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ajo tha se draft-statuti i Asociacionit “nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, as standardet e BE-së dhe as Këshillit të Evropës.”
Në anën tjetër, pas takimit, kryeministri Albin Kurti gjatë takimit theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.
Kryeministria bëri të ditur se, Kurti gjatë takimit ia rikujtoi Sorensenit sulmin paramilitar në Banjskë në shtator të vitit 2023 dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc në nëntor të vitit të kaluar, duke nënvizuar se ende janë në liri në Serbi, Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij.
Qeveria e Kosovës pret që me emisarin të ri të BE-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ky proces të kthehet në binarët e duhur e të fokusohet në rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të rritet llogaridhënia “ndaj palës bllokuese teksa e kemi tashmë një marrëveshje, atë Bazike, dhe Aneksin Implementues të Ohrit”.
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit tha se në njërën anë këto marrëveshje duhet të gjejnë zbatueshmëri në tërësinë e tyre, duke siguruar brenda procesit edhe barazinë e palëve, qasje të drejtë dhe të paanshme edhe nga ndërmjetësuesi, dhe në anën tjetër, duhet të punojnë në marrëveshjen finale që ka në qendër njohjen të ndërsjellë dhe ligjërisht të pranueshme.
Për mbarëvajtjen e dialogut, në përgjithësi, në katër vitet e fundit, Kryeziu tha se me qeverisjen Kurti, Kosova është përfaqësuar denjësisht duke treguar konstruktivitet e gatishmëri për normalizim dhe ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kurse, nga ana tjetër, ai tha se Serbia ka vijuar me qasje destruktive në këtë proces, pa vullnet e gatishmëri për bashkëpunim, “gjersa kjo dhe veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e tyre kanë shpërfaqur qëllimet e vërteta të Serbisë”.
“Në anën tjetër angazhimi dhe përkushtimi ynë në proces ka qenë i palëkundur, dhe përkundër rezistencës së Serbisë, tashmë janë zgjidhur çështje si ajo e mospagesës së rrymës në veriun e vendit dhe ajo e targave ilegale. Për herë të parë energjia elektrike po paguhet edhe në katër komunat në veri, ndërsa nuk qarkullojnë më në territorin tonë targa ilegale”, tha Kryeziu për KALLXO.com.
Emisari i BE-së, Peter Sorensen, i cili mori mandatin në shkurt 2025, rastisi të jetë në Kosovë pikërisht në kohën e përvjetorit të kësaj Marrëveshje.
Pas takimeve, i deleguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u tregua fjalë pak. Nuk mbajti konferencë për media për të shpalosur se çka diskutuan, mirëpo përmes një deklarimi të shkurtër për media e quajti “një fillim të mirë”, duke treguar se bisedën e patën rreth mënyrës se si procesi mund të vazhdojë dhe të ecë përpara.
“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar”- tha ai në një deklarim për media.
Me ujdinë në Ohër, Kosova mori obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. E si “shpërblim”, BE-ja kishte marrë përsipër të organizonte një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë.
Në lidhje me moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, portali publikoi intervistën me profesorin në pension të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, më parë në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të Nju Jorkut dhe anëtar i lartë në Institutin e Politikave Botërore, Alon Ben-Meir, i cili fajësoi dy shtetet, dy liderët dhe Bashkimin Evropian, për dështimin e dialogut.
Më 18.03. 2025, shënohen dy vjet qëkur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri kosovar dhe presidenti serb ranë në ujdi që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike, që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023.
Dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën dhe ndër të tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës – përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.
Marrëveshja me 11 Nene, ndër të tjera, parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha Marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë Dialogut.
Para së të emërohet Peter Sorensen, Emisar për dialogun Kosovë- Serbi ishte sllovaku Mirosllav Lajçak. Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të Lajçakut, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje në rrugën drejt normalizimit të raporteve.
BE-ja ka akuzuar Kosovën dhe Serbinë për mosnisjen e zbatimit të paktit – duke thënë se kjo do të ndikojë në rrugëtimin e dy shteteve drejt integrimeve evropiane. Kosova dhe Serbia janë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.
Ky proces kishte nisur fillimisht për çështje teknike, për të kaluar më pas në nivel politik. Megjithatë, Dialogu Kosovë-Serbi ka çaluar përgjatë viteve të fundit. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

BDI: Pronari i diskotekës së Koçanit merret nga policia pa pranga, teksa Kreshnik Bekteshi me pranga dhe me prezencë mediatike

Begaj mirëpret vendimin e Kenias për njohjen e Kosovës

Kurti ra pre e mashtrimit nga dy komedianë rusë, reagon Zyra e Kryeministrit

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Komedianët rusë pretendojnë se mashtruan Albin Kurtin, paraqiten si president i Letonisë

Pacolli thotë se Republika e Kenias e njeh pavarësinë e Kosovës

Kurti u mashtrua nga komedianët rus - reagon Çitaku: Përmbajtja e bisedës është skandaloze, “mozomakeq” për ne

Supremja hodhi poshtë kërkesën e LVV-së për votat e LDK-së, Sallahu: Vendim politik, do t’i drejtohemi Kushtetueses

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?