Thor Bjornsson mposht Eddie Hall në ‘ndeshjen më të rëndë të boksit në histori’

Thor Bjornsson ka mundur rivalin e tij Eddie Hall me vendim unanim në ndeshjen e tyre të shumëpritur të boksit.
“Beteja më e rëndë në historinë e boksit” më në fund ndodhi pas vitesh pritjeje, me Bjornsson që bëri të qeshurën e fundit.
Të dy luftëtarët filluan mjaft nervozë meçin në Dubai teksa u përpoqën të kuptonin se sa fuqi kishte tjetri, përpara se Hall të godiste kundërshtarin e tij me disa goditje të fuqishme.
Bjornsson, i cili njihet edhe si ‘Thor’, bëri disa goditje të pastra në fund të raundit të parë dhe kamerat treguan Hall me një prerje në majë të syrit.
Sapo filloi raundi i dytë, Hall e goditi fortë Bjornssonin me dorën e djathtë që e dërgoi atë drejt e në litarë.
Hall, me nofkën ‘Bisha’, ishte gjithmonë në kërkim të goditjes vrasëse, por ishte një çështje shumë më teknike sesa pritej.
Të dy boksierët i përdornin mirë këmbët, duke pasur parasysh madhësinë e tyre, por Hall pësoi një prerje tjetër mbi syrin e kundërt në fund të raundit të dytë.
Turma brenda stadiumit të tenisit në Dubai Duty Free ishte ‘pro-Hall’ dhe mund të dëgjohej duke brohoritur emrin e tij.
Thor cracks Eddie with a nice left hook at the end of Round 3, and the bell comes in clutch. ? #ThorVsEddie pic.twitter.com/zq9nB8y6MM
— Richie Vargas (@RichieRich93_) March 19, 2022
Në fund të raundit të tretë, turma mbeti e shtangur ndërsa Bjornsson lëshoi një kombinim të nxehtë për të trullosur dhe rrëzuar armikun e tij të gjatë.
Kjo e bëri luftën më pragmatike pasi gjigantët u lodhën në raundet katër dhe pesë.
Raundi i gjashtë ishte një çështje e ngadaltë dhe Bjornsson e kishte thuajse të arritur fitoren e tij.
Të tre gjyqtarët shënuan jep rezultate të njëjta 57-54 për Bjornsson si fitues dhe atij iu dha një rrip kampion.
Pavarësisht problemeve të tyre, dyshja u përqafuan në ring ndërsa ish-ylli i ‘Game of Thrones’ festoi fitoren e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri