Thomas Tuchel do të shqyrtojë një ide që nuk është parë kurrë më herët në Kupën e Botës

Thomas Tuchel ka shpjeguar se çfarë mase mund të marrë Anglia nëse temperaturat bëhen tepër të larta gjatë Kupës së Botës në Amerikën e Veriut.
Në prag të hedhjes së shortit të Botërorit 2026 në Uashington, Tuchel foli gjerësisht për sfidat që Anglia, ashtu si edhe 48 skuadrat e tjera pjesëmarrëse, mund të përballen si rezultat i të nxehtit ekstrem.
Ekspertët kanë paralajmëruar se temperaturat e larta, zjarret në natyrë dhe madje edhe uraganet mund të ndikojnë te ekipet, tifozët dhe punonjësit e stadiumeve gjatë turneut të verës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Në fakt, një raport i fundit nga Pitches in Peril ka zbuluar se 10 nga 16 stadiumet janë në “rrezik shumë të lartë të përjetimit të kushteve ekstreme të stresit nga të nxehtit”.
Për shkak të këtyre kushteve potencialisht intensive, Tuchel ka konfirmuar se Anglia do të konsiderojë mbajtjen e lojtarëve zëvendësues në dhomat e zhveshjes nëse temperaturat janë tepër të larta.

“Nëse kjo është ajo që na ndihmon më vonë në ndeshje kur ata futen në lojë, atëherë duhet ta marrim parasysh si mundësi”.
“Askush nuk e pëlqen këtë, sepse dua që lojtarët të jenë atje, të ndiejnë energjinë dhe t’i japin energji ekipit nga stoli në fushë”.
“Por i kam parë lojtarët ta bëjnë këtë në Kupën e Botës për Klube. Shpresojmë ta shmangim. Gjithmonë është më mirë kur ata mund të jenë me ne jashtë”.
Borussia Dortmund dhe Bayern Munich i mbajtën zëvendësuesit brenda për t’u freskuar, pasi temperaturat në fushë arritën mbi 30 gradë gjatë Kupës së Botës për Klube, e cila u zhvillua në Shtetet e Bashkuara nga 14 qershori deri më 13 korrik të këtij viti./Telegrafi/




































