Erick Thohir pritet të shesë deri në fund të vitit pjesën e mbetur prej 30 për qind të aksioneve të tij te Interi, ndërsa Suning mendohet se do t'i blejë.

Biznesmeni indonezian mbetet kryetar i klubit, por ai shiti aksionet kontrolluese tek konglomeratin kinez Suning Group në vitin 2016.


Ka pasur thashetheme në muajt e fundit se ai do të shesë aksionet e tij të mbetura dhe kjo pritet të ndodh shumë shpejt.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, shitja e aksioneve nga ana e Thohir do të bëhet deri në fund të vitit 2018.

Thohir Zhang 1 Suning pritet t'i blejë aksionet e Thohirit (Getty Images)

Thohir tashmë ka shitur aksionet e tij tek skuadra amerikane DC United, dhe do të bënte një fitim tjetër të madh nëse ai do të shiste aksionet.

Shifra prej 30 për qind e aksioneve nga ana e Thohori mendohet se do t'i shiten aksionarëve kryesor të klubit, kinezëve të Suning.

Steven Zhang, biri i pronarit Jindong Zhang do të ishte zëvendësuesi i tij i mundshëm si President, me Javier Zanetti si të vetmen alternativë të besueshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app