LAJMI I FUNDIT:

​‘Thirrjet robot’ kërkojnë nga votuesit të qëndrojnë në shtëpi, FBI nis hetimet

​‘Thirrjet robot’ kërkojnë nga votuesit të qëndrojnë në shtëpi, FBI nis hetimet

FBI po heton ‘thirrjet robot’ që janë raportuar në ditën e zgjedhjeve që i nxisin votuesit të “qëndrojnë në shtëpi të sigurt”, sipas një zyrtari të lartë me agjencinë e sigurisë kibernetike dhe të infrastrukturës.

“Kishte disa thirrje robotësh që po raportoheshin … Ato ndodhin çdo zgjedhje. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Këto thirrje po hetohen nga FBI,” tha një zyrtar i lartë i CISA.


Ai ka bërë të ditur se FBI po heton se kush qëndron prapa këtyre thirrjeve të cilat mund të ndikojnë që qytetarët të bojkotojnë zgjedhjet.

“Ki kujdes nga njerëzit që po përpiqen të të frikësojnë, të minojnë besimin tënd, por mbani qetësinë”, u shpreh zyrtari i CISA.

Zëdhënësi i sekretarit të Shtetit të Ajovës Kevin Hall konfirmoi për CNN se zyra ka ndarë informacione me FBI në lidhje me një telefonatë të regjistruar duke i kërkuar qytetarëve të këtij shtetit që të “qëndrojnë të sigurt në shtëpi”, por nuk ka mund të jep shifra të sakta të qytetarëve që kanë pranuar thirrje të tilla mashtruese.