Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) ka ndarë kodin telefonik +383 për Kosovën, pas një marrëveshjeje të arritur në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përtelekomunikacionin, me lehtësimin e BE-së, që u përmbyllë javë më parë.
Autoritetet në Kosovë marrjen e kodit e kanë konsideruar arritje historike për fushën e telekomit dhe kanë thënë se “kodi telefonik fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar se Kosova është bërë me kod telefonik ndërkombëtar +383.
“Bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministres Tahiri.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me marrjen e kodit telefonik përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe.
“Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë. Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Por, drejtori i Postë Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka folur për periudhën e zbatimit të këtij kodi, që sipas tij, është një periudhë transitore jo edhe e lehtë.
“Nga aspekti tjetër fillon procesi i tranzicionit ku tre kodet telefonike që janë në shfrytëzim do të fillojnë të eliminohen deri në një kohë të ardhme që mendohet një periudhë transitore prej 16 muajve deri në 24 muaj që dhe të kalojmë në kodin +383”.
“Periudha transitore nuk është e lehtë ka procese të ndryshme teknike, teknologjike dhe migrime brenda këtyre proceseve dhe platformave të ndryshme, por është një proces që duhet të menaxhohet me një përkushtim të lartë”, ka thënë Mustafa.
Ai ka bërë të ditur se në pjesën e parë të vitit 2017, do të mund të realizohen thirrjet e para me kodin e ri telefonik.
Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.
Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.
Përdorimi i këtyre kodeve sipas drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka shkaktuar kosto të lartë, të cilat tani do të eliminohen. “Deri më sot, si telekom, ne emër të shfrytëzimit të kodit telefonik të Monakos kemi paguar 200 milionë euro të cilat kanë shkuar në drejtim të telekomit të Monakos. Në të ardhmen për një periudhë të caktuar së paku 100 milionë euro mund të ndalen në vend dhe të investohen në projekte të ndryshme brenda vendit”, ka bërë të ditur Mustafa.
Në bazë të marrëveshjes për telekomunikacionin, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar +383, nga ITU, pas një kërkesë që i ka parashtruar Serbia.
Derisa, bazuar në këtë marrëveshje, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o., e cila thuhet se do të duhet të regjistrohet sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Posta Gjermane shkurton 8.000 vende pune

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa