Associated Press ka raportuar se ka identifikuar më shumë se 2,000 biseda telefonike, midis ushtarëve rusë në Ukrainë dhe familjeve të tyre në shtëpi.
Ata pretendojnë se thirrjet janë bërë nga anëtarë të divizionit ushtarak, që prokurorët ukrainas akuzojnë për krime lufte në Bucha, një qytet afër Kievit që është bërë simbol i krimeve ruse, transmeton Telegrafi.
Thirrjet dëshmojnë se ushtarët e rinj dhe vendi i tyre ishin thellësisht të papërgatitur për luftë, shkruan Sky News.
Shumë u bashkuan ‘operacionit ushtarak’ rus sepse kishin nevojë për para dhe sepse u thanë se do të priteshin si hero, dhe se kryeqyteti ukrainas do të binte brenda një jave pa gjakderdhje.
Bisedat telefonike tregojnë se si dukej lufta nga këndvështrimi i ushtarëve rusë.
Disa u treguan nënave të tyre për një adoleshent nga Ukraina të cilit i ishin prerë veshët, të tjerë sesi armët moderne mund të shkatërrojnë trupin e njeriut, duke mos lënë asgjë për të sjellë në shtëpi.
“Qëlluam me tanke, mitralozë dhe pushkë. Nuk patëm humbje. Ne shkatërruam katër tanke të tyre. Kishte trupa të pajetë të shtrirë përreth dhe djegie. Kështu që ne fituam”, tregon ushtari nënës së tij, emri i të cilit është ndryshuar në Leonid.
Më pas ai i tregon rastësisht për grabitjen dhe në fillim nëna nuk mund ta besojë që djali i saj po vjedh.
“Pra njerëzit ikën të gjithë, apo jo? Nuk po i grabisni, apo jo? Nuk do të hyni në shtëpitë e të tjerëve, apo jo?” e pyet nëna e tij.
“Tashmë e kemi bërë, a je çmendur”, Leonidi përgjigjet.
“Oh, po. Çfarë po transportoni nga atje”, e pyet sërish nëna.
“Po marrim ushqim, krevate, jastëkë, batanije, pirunë, lugë, tigan”, përgjigjet Leonidi.
Ai gjithashtu i tregon nënës së tij për frikën e tij për të shkuar në patrullë, sepse nuk e di se çfarë dhe kë do të takojë.
Ai tregon se janë gati të vrasin një njeri me provokimin më të vogël. Këto veprime mundohet t’i arsyetojë me argumentin se civilëve u është thënë të vrapojnë ose të strehohen në bodrume, kështu që kushdo që është jashtë nuk konsiderohet civil.
“Ishte një i burgosur, një djalë 18-vjeçar. Fillimisht e qëlluan në këmbë. Më pas i prenë veshët. Pas kësaj ai rrëfeu gjithçka dhe e vranë. Ne nuk i mbyllim, i vrasim të gjithë”, thotë Leonid. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë