LAJMI I FUNDIT:

Thirrja për filma të animuar për edicionin e IX-të të Anibarit

Thirrja për filma të animuar për edicionin e IX-të të Anibarit

Anibar njofton se konkursi për filma të animuar për vitin 2018, mbyllet me datën 30 prill. Filmat e pranuar do të shfaqen në edicionin e IX-të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar që këtë vit mbahet nga 13-19 gusht në Pejë.

Përgjatë muajit prill, Anibar do të shfaq disa nga punët e animatorëve nga Kosova.

“Këtë javë po ju prezantojmë punën e Edvin Susurit. Edvini ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai punon si animator dhe ilustrues në 2VO dhe Undesignate. Në edicionin e VIII-të të festivalit Anibar ka qenë pjesë e jurisë së studentëve të mentoruar nga Maros Brojo. Për t’u njoftuar me punët nga Edvini, klikoni këtu: edvinsusuri.dribbble.com dhe www.edvinosawrr.tumblr.com “, thuhet në njoftim.


Për të qenë pjesë e festivalit, filmi dërgohet përmes platformës www.filmfreeway.com

Në trend Kultura

Më shumë
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Kulture
Shkrimet e reja kanë nevojë për mbrojtje nga IA-ja

Shkrimet e reja kanë nevojë për mbrojtje nga IA-ja

Kulture
Imazhet flasin …

Imazhet flasin …

Kulture
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Historia e çdo qytetërimi nis me poetët

Historia e çdo qytetërimi nis me poetët

Kulture
RUBAIRAT

RUBAIRAT

Poezi
Kalo në kategori