LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Askush nuk duhet t’i kontestojë përpjekjet e Francës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Thimonier: Askush nuk duhet t’i kontestojë përpjekjet e Francës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ambasadori francez Christian Thimonier sot para anëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi se askush nuk duhet t’i kontestojë përpjekjet e Francës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, sepse “qëllimet e Parisit janë që bashkë të kemi sukses”.

“Kudo ekziston besim në projektin evropian, që duhet të jetë i ashpër, e jo vetëm lloj i licencës i atyre të cilët menaxhojnë me atë sepse e kanë marrë datën dhe pastaj mund të bëjnë çka të donë në plan të brendshëm. Ne jemi me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe dëshirojmë të kemi sukses, të kemi sukses bashkë me ju. Nuk ka kurrfarë frikë nga ana jonë në lidhje me ardhjen e vendeve të tjera anëtare në Union, vetëm dëshirojmë që ato vende të jenë mjaftueshëm të fuqishme dhe mjaftueshëm të gatshme që të munden qytetarët ta kontrollojnë qeverinë e tyre, por edhe ato vende të jenë shumë të fuqishme që të munden ta zbatojnë ato projekt të përbashkët evropian”, tha Thimonier.

Ai shtoi se vendet ballkanike, mund të jenë vlerë shtesë në Evropë.

“Përmes metodologjisë së re nuk mendojmë vetëm për Ballkanin por se ka probleme të cilat nuk i kemi zgjidhur paraprakisht. Ndërtimi evropian është ndërtim i vetëm në histori i cili ndërtohet çdo ditë që t’i përmirësojë gabimet nga e kaluara veçanërisht në lidhje me vendet të cilat nuk kanë pasur sukses që të reformohen”, shtoi Thimonier.

Për “non-paper” francez siç informoi ambasadori, ka edhe reagime pozitive dhe kritika, por ai është dorëzuar dhe procesi ka filluar dhe Parisi zyrtar dëshiron ai të përfundojë shpejtë.

“E kuptojmë padurimin, dhe do të ndihmojmë me praninë tonë. Për momentin negociojmë për kornizat ligjore dhe nënshkrimin me Agjencisë franceze për Zhvillim”, tha ambasadori francez.

Ajo që ndodhi në tetor me mosmarrjen e datës, sipas tij nuk është gabim historik, por është mundësi historike në krahasim me sistemin paraprak për zgjerim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori